Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet çdo vit në Teqenë e Bllacës në Bulqizë.
Pelegrinazhi në këtë teqe është një traditë e hershme, ku besimtarët mblidhen për lutje, rituale fetare dhe për të përkujtuar vlerat e paqes, dashurisë dhe harmonisë që predikon besimi bektashian. Gjatë ceremonisë, Baba Mondi përcolli mesazhe tolerance, mirëkuptimi dhe respekti mes njerëzve.
Pelegrinazhi në Teqenë e Bllacës mbetet një nga momentet më domethënëse për besimtarët bektashianë, duke forcuar lidhjet e komunitetit me trashëgiminë e tij shpirtërore.
