AVIACIONI
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: AVIACIONI  (Lexuar 11476 here)
kadrifusha
Vizitor
« : 04/01/08, 20:08 »
0

NE KETE TEME DO KETE KURIOZITETE NGA AVIACIONI SHQIPTAR DHE BOTEROR.

« Ndryshimi I Fundit: 05/01/08, 14:02 nga ATI SHPIRTEROR I DALLAVEREXHIJVE Kadri Fusha » Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #1 : 04/01/08, 20:08 »
0

Edip Ohri, njeriu qė i “solli” Shqipėrisė mbi 200 avionė

Edip Ohri ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė Aviacionit Luftarak Shqiptar, njė nga ushtarakėt mė nė zė tė Ushtrisė Shqiptare nė vite. I lindur nė njė familje me tradita tė shquara atdhetare, ai mori pjesė me armė nė dorė nė Luftėn Antifashiste. Ashtu si shumė ish-partizanė tė tjerė, ai ėshte ndėr tė parėt qė, u nisėn pėr nė ish-Jugosllavi pėr tė mėsuar profesionin e pilotit. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me kėtė vend, Edip Ohri e vazhdoi pėrgatitjen e tij tė mėtejshme nė ish-Bashkimin Sovjetik. 24 Prilli i vitit 1951, dita zyrtare e krijimit tė Aviacionit Luftarak, e “gjeti” nė krye tė kėsaj arme, post tė cilin e ka mbajtur pa ndėrprerje deri nė vitin 1974. Sa pėr kuriozitetin e staticienėve, 23 vjet nė drejtimin e njė armė tė Ushtrisė, nuk janė vetėm njė rekord i rrallė e papėrsė-ritshėm pėr Aviacionin Shqiptar, por edhe njė rast unik pėr tė gjithė Ushtrinė Shqiptare. Edip Ohri ishte njė ushtarak i kompletuar nė tė gjitha drejtimet, pasi ai ishte kualifikuar nė akademitė mė nė zė tė kohės, ndėrsa si fluturues ishte pilot i klasit tė parė. Pavarėsisht politikave tė kohės, mendimi teorik e shkencor i komandantit tė Aviacionit Luftarak ka qėnė pėrcaktues pėr zhvillimin ekėsaj arme nė pėrgjithėsi gjatė gjithė atyre viteve. Ai diti t’u argu-mentojė e tė bindė drejtuesit e dika-sterit tė Mbrojtjes, por edhe tė shtetit Shqiptar pėr nevojat nė rritje qė kishte Shqiprėria pėr aviacionin. Mendimi dhe puna e Edip Ohrit ka njė kontribut tė shquar nė modernizimin e infrastrukturės sė aviacionit dhe tė teknikės sė tij. Nė vitet qė drejtoi Aviacionin Shqiptar kolonel Edip Ohri, datohen tė gjitha rikonstruksionet dhe ndėrtimet e mėdha tė infra-strukturės sė kėsaj arme si, nė Aerodromin e Kuēovės, nė Heliodromin e Farkės, nė Aero-dromin e Rinasit, nė fushėn e Pishė -Poros, nė Aerodromin e Gjadrit etj. Gjatė kėtyre viteve u krijuan njėri pas tjetrit njė numėr i madh regjimentesh luftarake apo njėsishė mė tė vogla. Pas vitit 1955, kur u krijua Regjimenti i Kuēovės, njė varg pėrurimesh tė tjera do tėpasonin nė aviacion, qė do ta fuqizonin e modernizonin mė tej atė si, Regjimenti i Rinasit, Regjimenti i Farkės, Shkolla e Aviacionit nė Vlorė, Skuadrilja e Tiranės nė Laprakė, Regjimenti i Gjadrit. Edhe numri i avionėve qė kanė ardhur nė vendin tonė nė kėto vite ishte i madh pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria. Tipat e avionėve qė kanė ardhur nė vend kanė qėnė disa lloje, madje tepėr tė larmishėm, nė funksion tė etapave tė pėrgatitjes sė efektivit fluturues dhe nevojave tė Doktrinės Ushtarake tė kohės. Nė fillim kanė ardhur njė numėr jo krejt i vogėl avionėsh me helikė, tė cilėt ishin tė pajisur me armatimin modest tė asaj kohe. Mesi i viteve ’50 shėnon fillimin e ardhjes sė aviacionit reaktiv si MIG-15 e MIG-17. Avionėt MIG-19 kanė ardhur tė tė dy llojeve MIG-19 PM, me radar dhe raketa tė drejtuara si dhe MIG-19 S, tė tipit gjuajtės-bombardues fronti. Nė fillimin e viteve 70`, Gjadri, Rinasi e Kuēova, kishin secila nga dy skuadrilje MIG-19, rreth 72 copė tė tillė. Nė vitin 1970 ka ardhur edhe njė skuadrile me 12 avionė MIG-21, e cila ishte e dislokuar fillimisht nė Rinas. Edhe Shkolla e Aviacionit kishte njė skuadrile me avionė MIG-15 e njė tjetėr me helikė JAK, pėr pėrgatitjen fillestare tė studentėve pėr pilotė. Avionė dy vendesh MIG-15 e MIG-17, qė shėrbenin pėr tranerimin e pilotėve kishte nė ēdo rregjiment. Nė Rinas madje kishte edhe njė avion bombardues tė lehtė IL- 28.Nė kėto vite, njė skuadrile me 12 avionė AN-2 ishte nė Laprakė sė bashku me katėr avionė transport IL-14 pėr shėrbime qeveritare e studime gjeografike . Nė Farkė ishin rreth 36 helikopterė MI-4. Mbi 200 ėshtė numri i avionėve qė i kanė ardhur nė kėto vite Aviacionit Luftarak Shqiptar. Prishja e marrėdhėnieve me Republikėn e Kinės, pėr arėsye tė shumave astrononomike qė kėrkonte aviacioni pėr teknologjitė bashkėkohore nga ekonomia e sistemit totalitar qė po shkonte drejt kolapsit, do tė ishte krejt e pamundur pėr shtetin e asaj kohe tė sillte teknologji tė re ajrore. Gjithėsesi, pavarėsisht ngarrethanat historike, fakt ėshtė se asnjė komandant tjetėr i aviacionit nuk pati mė “shansin” tė firmosė nė emėr tė shtetit a tė armės pėr tė sjellė avionė luftarak nė vėndin tonė. “Komandant Edipi”, ashtu siē e thėrasin sot e kėsaj dite ish ushtarakėt e aviacionit, megjithėse i ka kaluar tė tėtedhjetat ecėn ende me trupin drejt dhe hapin e tij ritmik e kokėn lart, pothuajse si dikur. Nėse takohesh me tė, do tė impresionohesh nga mendja e tij e kthjellėt dhe kujtesa e jashtėzakonėshme. Si njė ushtarak i vlerėsuar nga qarqet mė tė larta, jo vetėm tė dikasterit tė Mbrojtjes, por edhe tė politikės shqiptare tė kohės, ai disa herė mori pjesė ose ishte nė pėrbėrje tė delegacioneve tė rėndėsishmeshtetėrore nė momente kyēe tė jetės politike nė vend. Komandant Edipi ka qėnė pjestar i delegacioneve shtetėrore e ushtarake qė, janė takuar me Hrushovin nė ish-Bashkimin Sovjetik, me Ēu En Lain nė Kinė etj. Pjesėmarrja e tij nė ngjarje tė tilla, kontributi i tij nė Aviacion, si dhe kujtesa e saktė e kanė bėrė atė shumė tė kėrkuar nga shtypi e televizionet e kohės. Si shumė ushtarakė tė shquar tė asaj kohe edhe Edip Ohri u pėrfshi nė tė ashtuquajturėn “kasta e ushtrisė”, pasojė e sė cilės, ai u burgos pėr shumė vite nga regjimi monist, thjesht pėr mendimin e lirė, pėr mendimin ndryshe. Megjithė peripecitė e jetės sė tij personale, komandant Edipi nuk e ka “pėrzier” asnjėherė dashurinė pėr armėn e Aviacionit, pėr njerėzit qė kanė punuar e punojnė aty, me asnjė nga periudhat e vėshtira qė ka kaluar nė jetė. Fakt ėshtė se asnjė komandant tjetėr qė, drejtoi nė Aviacion pas tij, nuk pati mė rastin apo “shansin” tė firmosė nė emėr tė shtetit a tė armės pėr tė sjellė teknologji tė re, avionė tė tjerė pėr Aviacionin Luftarak Shqiptar. Do tė kalonin rreth 30 vjet para se tė ndodhte njė gjė e tillė, deri nė vitin 2001, kur do tė vinin helikopterėt e parė AB-206 pėr regjimentin e Farkės.

ps. Edip Ohrin e njoh personalisht. Njeri shume i madh
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #2 : 04/01/08, 20:08 »
0

FLET ISH-KOMANDANTI ME JETEGJATE I AVIACIONIT SHQIPTAR

Ohri: Si i solla MIG-ėt nga Kina
Forca ajrore shqiptare ishte mė e madhja nė rajon


Edip Ohrit i kujtohet mjaft mirė kur preku pėr herė tė parė njė avion Mig-19. Ish-komandanti mė jetėgjatė i aviacionit shqiptar kujton se ishte viti 1956, kur nė krye tė njė delegacioni ushtarakėsh shqiptarė mundi tė shihte avionin mė modern tė kohės nė njėrėn prej bazave ajrore sovjetike tė qarkut ushtarak tė Odesės. Por, megjithatė, rusėt nuk ishin treguar dhe aq zemėrgjerė pėr t`u dhuruar "vėllezėrve shqiptarė" njė armė tė tillė. "Na u desh tė pritnim plot 10 vjet, pra vitin 1966, qė tė kishim nė pėrdorim njė avion Mig-19", kujton komandant Ohri. Kėtė herė ishin kinezėt, tė cilėt pasi kishin marrė patentėn sovjetike pėr prodhimin e avionit supersonik Mig-19, u dhuruan forcave ajrore shqiptare njė skuadrilje prej 12 avionėsh. Deri nė kėto momente, ushtria shqiptare kishte pėrfituar nė formė dhurate nga aleatėt sovjetikė njė sėrė avionėsh "Jak", por edhe Mig-15 e Mig-17. "Falė ndihmės sė kinezėve, forcat ajrore shqiptare arritėn qė tė pajiseshin brenda pak vitesh me teknologjinė mė tė pėrparuar tė aviacionit, duke u kthyer nė njėrėn prej forcave mė tė rėndėsishme ushtarake nė tė gjithė rajonin", tregon Ohri. Deri nė vitin 1975, kur mbėrritėn edhe avionėt e fundit "Mig" nga Kina, forcat ajrore numėronin rreth 282 avionė, nga tė cilėt 166 ishin tė tipit "Mig". Njė shifėr tepėr e ekzagjeruar nė raport me madhėsinė e vendit tonė.
Ndėrkohė, kinezėt u kujdesėn jo vetėm pėr specializimin e pilotėve dhe teknikėve shqiptarė, por edhe pėr krijimin e njė baze tė madhe pjesėsh kėmbimi dhe riparimi pėr ta. Avionėt u shpėrndanė nė bazat e Rinasit, Gjadrit dhe Kuēovės, ndėrkohė qė pranė kėsaj tė fundit u ndėrtua edhe uzina e remontit tė aviacionit, e cila ishte e aftė tė kryente remontin total tė avionėve "Mig". Ishin, me pak fjalė, vitet e arta tė aviacionit shqiptar. "Pilotėt tanė kryenin fluturime stėrvitore tė shpeshta, ndėrkohė qė kontrolli i teknikės luftarake fluturuese kryhej ēdo ditė", sqaron kolonel Ohri. "Falė kėsaj teknologjie dhe armatimi, pilotėt tanė arritėn qė tė kryejnė njė sėrė operacionesh luftarake. Tė gjithė mund tė kujtojnė disa operacione, kur `Mig`-ėt shqiptarė zbuluan dhe detyruan tė ulen disa avionė tė huaj". Sigurisht qė gjatė kėtyre viteve pati edhe disa aksidente, qė u kushtuan jetėn pilotėve, por sipas Ohrit, kjo mund t`i ndodhte ēdo force ajrore. Qė prej vitit 1963, nė listėn e "dėshmorėve tė aviacionit" janė regjistruar 33 emra pilotėsh.
Por, pas vitit 1975, ndihma kineze nisi tė shterohej, gjė qė u vu re edhe nė ndihmėn ndaj ushtrisė. Sipas Ohrit, qė prej kėsaj periudhe forcat ajrore shqiptare nuk patėn asnjė shtim apo rinovim tė teknikės fluturuese. Me kalimin e viteve, avionėt "Mig" nisėn tė amortizoheshin, ndėrkohė qė specialistėve shqiptarė nuk u mbeti gjė tjetėr, veēse tė vinin nė pėrdorim bazėn e pjesėve tė ruajtura prej vitesh nė magazinat e bazave ajrore. "Teknikėt tanė u detyruan tė pėrdornin ēdo mėnyrė, shpesh duke vėnė edhe kokėn e tyre nė rrezik, pėr tė mbajtur nė gjendje pune avionėt", shton Ohri. Por, sigurisht qė nuk mund tė dilnin kundėr ligjeve tė natyrės. Nė fillimin e viteve `90, amortizimit tė avionėve do t`u shtoheshin edhe problemet ekonomike pėr furnizimin dhe mirėmbajtjen e tyre. Fluturimet stėrvitore u rralluan sė tepėrmi, ndėrkohė qė reformat shkurtuan njė pjesė tė mirė tė personelit ushtarak. Njė pjesė e historisė sė aviacionit pėr tė cilėn kolonel Edip Ohri nuk mund ta fshehė keqardhjen.

Amerikanėt: Mos i pėrdorni mė avionėt MIG pas vitit 2002

Avionėt MIG tė ushtrisė shqiptare tė shihet mundėsia qė mos pėrdoren mė pas vitit 2002. Kjo ka qenė kėshilla e dhėnė vazhdimisht nga trupat amerikane qė u dislokuan nė Rinas gjatė luftės nė Kosovė por edhe mė pas specialistėt e Lockheed Martin, tė cilėt kanė fituar edhe tė drejtėn e menaxhimit tė hapėsirės ajrore. Pėrgjigjia e dhėnė nga ana e palės shqiptare thuhet se ka qenė gadishmėria e tyre pėr tė mbajtur gjallė armėn e avioancionit luftarak. Me dhjetra avionė MIG 15, 17, 19 dhe 21 janė tė strehuar nė bazat ushtarake ajrore shqiptare dhe vazhdojnė tė qėndrojnė me gjithė vėshtirėsitė e mirėmbjajtjes apo me pamundėsinė e kryerjes sė stėrvitjeve tė plota pėr shkak tė mungėsės sė karburanteve.

Dhjetė viktimat e avionėve tė Rinasit

1. SOKRAT BASHA, aksidentohet mė 17.07.1963 ndėrsa fluturonte natėn me Mig17. Avioni u dogj mbi fshatin Prezė, ndėrsa po ulej nė Rinas.
2. NIKO HOXHA Vlore, aksidentohet mė 21.03.1965 Rinas ndėrsa bėnte qitje treguese. Avioni u pėrplas me tokėn gjatė uljes.
3. BEGO HOXHA, kaloi nė iluzion (humbi kuotėn) mė 07.03.1974 kur fluturonte mbi Fushė- Krujė me Mig 19.
4. DHIMITER RABO, pėson defekt nė sistemin hidraulik mė 12.06.1974 ndėrsa fluturonte mbi Ballsh. U hodh me katapultė, por nuk i punoi pirofisheku dhe gjeti vdekjen.
5. VASIL NONI, pėson defekt mė 15.08.1978. Rrėzohet mbi fshatin Tale, Lezhė.
6. SHPĖTIM SULA, i merr flakė avioni mė 30.08.1979, kur kthehej nga fluturimi.
7-8. SABRI TOĒI DHE ARMANDO GJOKA, bien nga kursi mbi Laē, mė 29.03.1980 me avionin e tyre Mig 17.
9. SEFEDIN TOMĒINI, mė 07.06.1977 humbi ndjenjat dhe u rrėzua kur fluturonte mbi Karbunarė, Lushnjė.
10. IDRIZ HOXHA, u rrėzua pas njė defekti nė detin Adriatik, mė 20.08.1993.
11. JANI TARIFA   15 Tetor 2004, MiG-19S-bllokohet sistemi hidraulik ne ngritje e rrezohet duke mos arritur te marre dot lartesi ne fund te pistes, prane disa shtepive te banuara. ( VELLAI, MIKU SHOKU IM I NGUSHTE)
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #3 : 04/01/08, 21:09 »
0

PILOTET E RENE NE VITE (HEROJTE E AVIACIONIT)


1-Ibush Vokshi
2-Qemal Mertiri
3-Myrteza Xhani
4-Vasil Trasha
5-Hektor Lako
6-Sokrat Basha
7-Niko Hoxha
8-Stilian Tanku
9-Jovan Kacorri
10-Muharrem Hida
11-Refit Jazo
12-Kaso Petoshati
13-Shyqyri Balla
14-Hazbi Serani (MiG-19S)
15-Islam Mani
16-Bego Hoxha
17-Dhimiter Robo
18-Veiz Kovaci(MiG-17F)
19-Sefedin Tomcini
20-Vasil Noni
21-Shpetim Sula
22-Armando Gjoka
23-Sabri Toci (MiG-21F-13)
24-Luto Sadikaj (MiG-21F-13)
25-Ndue Logu
26-Haki Skuqi
27-Jorgji Fane
28-Agron Galanxhi
29-Enver Haka(Mi-4)
30-Pandeli Zhupa
31-Tafil Agai
32-Vangjel Postoli(Mi-4)
33-Veledin Resuli(Mi-4)
34-Eduart Kostedhima(MiG-15UTI) Student
35-Fluturim Molla (MiG-15UTI)Instruktor
36-Idriz Hoxha (MiG-19S-Rinas)
37-Jani Tarifa(MiG-19S-Rinas)
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #4 : 05/01/08, 12:12 »
0

Tre aviatorė shqiptarė treten ende nė dhé tė huaj

Rusi, gjenden eshtrat e Qemal Mėrtirit e Myrteza Xhanit Nėntogere Albina Hasanaj Juriste, Komanda e Forcave Ajrore Pilotėt Qemal Mėrtiri dhe Myrteza Xhani kanė vdekur nė ish-Bashkimin Sovjetik, ndėrsa Ibush Vokshi nė ish-Jugosllavi. Nė numrin e aviatorėve shqiptarė tė rėnė nė krye tė detyrės, janė edhe tre pilotė, tė cilėt pėr fatin e keq kanė humbur jetėn jashtė Atdheut. Kėshtu, pilotėt Qemal Mėrtiri dhe Myrteza Xhani kanė vdekur nė ish-Bashkimin Sovjetik, ndėrsa Ibush Vokshi nė ish-Jugosllavi. Prishja e marrėdhėnieve diplomatike tė vendit tonė me ish-Jugosllavinė nė vitin 1948 dhe me ish-Bashkimin Sovjetik nė vitet ’60, ka qenė njė pengesė serioze pėr mundėsimin e kthimit tė eshtrave tė tyre nė atdhe. Vitet e fundit ka patur njė interesim tė vazhdueshėm pėr kėtė problem nga autoritetet zyrtare shqiptare, nga Komanda e Forcave Ajrore, e strukturave tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe tė vetė Ministrit Pandeli Majko. Pėr kėtė, u mundėsua lidhja me Drejtorinė e Politikave Integruese nė Ministrinė e Mbrojtjes, ku u kėrkua ndihma dhe mbėshtetja e kėsaj drejtorie si dhe angazhimi i Drejtorisė Juridike pėr tė pėrcaktuar proēedurat ligjore pėr realizimin e kėsaj sipėrmarrje, qė do tė bėjė tė mundur kthimin e eshtrave tė tyre pranė familjeve. Pėrpjekjet e kėtyre instancave nuk mbetėn nė kufijtė e tentativės, por tani ekziston mundėsia e kthimit tė eshtrave tė tyre dhe po kėrkohet sensibilizim mė i lartė dhe zgjidhje nė rrugė institucionale e kthimit dhe rivarrimit tė tyre nė atdhe. Koha e gjatė qė ka kaluar, shpėrbėrja e ish-Bashkimit Sovjetik, lėvizjet e mundshme tė administratave e bashkė me to tė dokumentacioneve nė periudhat tranzitive, zmadhimet e qyteteve, spostimet e varrezave qytetare tė zonave pėrkatėse, e kanė bėrė shumė tė vėshtirė punėn e strukturave tė pushtetit vendor nė qytetet jashtė vendit tonė. Nė njė letėrkėmbim me Shoqatėn Ndėrkombėtare tė Bashkėpunimit Ushtarako-Pėrkujtimor “Pėrmendoret Ushtarake”, u mundėsua marrja e informacionit nė lidhje me gjetjen e eshtrave tė pilotėve Qemal Mėrtiri , i cili humbi jetėn nė 12 tetor tė 1951 gjatė kryerjes sė fluturimit mėsimor me avionin JAK-9M dhe Myrteza Islam Xhani rėnė mė 1957 nė Rusi. Nė pėrgjigjen e parė qė dėrgonte qarku i Voronjezhit, pas interesimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė, thuhej se, "Varrezat e vjetra tė qyteteve janė transferuar dhe nuk kemi tė dhėna pėr fatin e mėtejshėm tė tyre. Nė vendin e varrimit,- thuhej me tej nė kėtė pėrgjigje, -ėshtė ngritur njė faltore." Por, me interesimin e vazhdueshėm tė Komandės sė Forcave Ajrore, mė sė fundi ka ardhur edhe pėrgjigja se " Eshtrat e Qemal Mėrtirit dhe Myrteza Xhanit janė gjetur”, dhe se ishte kjo shoqatė qė realizoi gjetjen e trupave tė tyre: Nė anė tjetėr nga ana e kėsaj organizate u shpreh gatishmėria pėr kryerjen e proēedurave tė zhvarrimit dhe dėrgimin nė atdhe tė eshtrave tė dy pilotėve shqiptarė tė rėnė nė Rusi. Pėr kėtė iniciativė tė marrė, njė angazhim tė plotė ka patur edhe nga Ambasada Ruse, nė mėnyrė tė veēantė nga atasheu i saj ushtarak si dhe nga autoritet e pushtetit lokal nė qytetet e mėsipėrme. Gjetja e vendvarrimit tė aviatorėve shqiptarė qė prehen nė tokėn ruse, si dhe sipėrmarrja e shoqatės “Pėrmendoret Ushtarake”, ka hapur dritėn jeshile pėr kthimin e tyre nė atdhe. Ndėrsa eshtrat e pilotit aspirant Ibush Vokshi prehen akoma nė tokėn ish-jugosllave. Dhe pėr kėtė rast, kjo shoqatė ka shprehur gatishmėrinė e saj pėr tė marrė pėrsipėr kėrkimin e trupit tė pilotit tė rėnė dhe zhvarrimin e tij. Deri tani nuk ėshtė komunikuar asnjė informacion nė lidhje me ecurinė e kėrkimeve, por ėshtė fakt dhe duhet vlerėsuar iniciativa e marrė dhe puna e bėrė deri tani nga kėto instanca. Gjithėsesi pėrpjekjet tona po vazhdojnė. Ibush Vokshi Ibush Vokshi ėshtė piloti i parė shqiptar qė ka rėnė nė krye tė detyrės nė historinė e Aviacionit Luftarak Shqiptar. Ai ėshtė lindur nė Kosovė, por para Luftės sė Dytė Botėrore familja e tij u vendos nė fshatin Qerret tė Durrėsit. Ibushi u arsimua nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa nė vitin 1942 u rreshtua nė formacionet partizane tė zonės sė Kurveleshit. Pas Ēlirimit tė vendit u dėrgua nė ish-Jugosllavi pėr tė studiuar pėr pilot nė Slloveni. Nė vitin 1947, ndėrsa po jepte provimin pėrfundimtar pėr pilot, avioni i tij pėsoi katastrofė ajrore nė afėrsi tė Lubjanės, ku edhe ėshtė varrosur. Nuk dihen arsyet, por fakt ėshtė qė eshtrat e tij nuk u kthyen nė atdhe. Emri i Ibush Vokshit nuk figuron nė listėn e Dėshmorėve tė Atdheut, megjithėse ai ka rėnė nė krye tė detyrės, katėr vjet para se tė zyrtarizohej krijimi i Aviacionit nė vendin tonė. Qemal Mėrtiri Ėshtė lindur nė Tragjas tė Vlorės nė vitin 1929 dhe qė nė moshėn 14 vjeēare u rreshtua nė formacionet partizane tė Brigadės sė V-tė Sulmuese. Nė mars tė vitit 1945, ai filloi studimet nė Shkollėn e Mesme Ushtarake “Skėnderbej” nė Tiranė, ndėrsa nė mars tė vitit 1948 u nis pėr nė ish-Bashkimin Sovjetik pėr t’u pėrgatitur pėr pilot, nė Shkollėn e Aviacionit nė qytetin Novosimbirsk. Qemal Mėrtiri ishte komandant i atij grupi. Mė 12 tetor tė vitit 1951, avioni i tij kaloi nė njė pozicion tė vėshtirė, ra nė turjelė apo "Shtopėr", njė figurė nė fluturim ku avioni bėhet i pakomandueshėm dhe pėsoi katastrofė ajrore nė periferi tė Novosimbirskut. Po nė kėtė qytet edhe u varros me nderime tė mėdha ushtarake. Myrteza Xhani Ėshtė gjithashtu njė aviator, eshtrat e tė cilit nuk prehen ende nė vendin tonė. Myrtezai ėshtė lindur me 20 qershor tė vitit 1939 nė fshatin Kajcė tė rrethit te Pėrmetit. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, ai filloi studimet nė Shkollėn e Mesme Ushtarake “Skėnderbej” e mė pas u dėrgua pėr studime nė ish-Bashkimin Sovjetik pėr pilot. Myrteza Xhani filloi studimet nė Shkollėn e Aviacionit "Shkallov" nė qytetin e Borisogblegskut. Vdiq papritur nė 14 korrik tė vitit 1958, nė njė dite qė shkolla e aviacionit kishte organizuar njė shėtitje nė lumin Vorona. Rrethanat kanė mbetur misterioze. Ėshtė varrosur me nderime me 16 korrik tė 1958 nė varrezat e qytetit tė Borisogblegskut, tė qarkut tė Voronjezhit.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: