Lazgush Poradeci
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Lazgush Poradeci  (Lexuar 8895 here)
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« : 17/05/07, 20:08 »
0

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Lasgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit".

Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987.

Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh.

Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit.

Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te.

I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk

duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij.

Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente.

Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai.







Perse te dua

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prpae,
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prnadaj.

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.




Ku shtrohet vala ...

(ROMANCE)


Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng’ e pakuptuar,
Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q’aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet’e dytė...
Dh’i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m’i shtinje sytė...

Po me t’u ndarė vet e vet,
Mė s’kishim turp qė s’kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

..........................................
..........................................
..........................................
..........................................

Q’aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng’ e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s’i kish kuptim,
Kuptim’i fellė-i mallit t’onė;
Se malli jon’ish zotėrim,
Qe robėron pėrgjithėmonė;

Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri – njė fshehtėsi
M’e fshehur sesa fshehtėsija.





KUR NUK NDIHESH FARE MIRE

Kur nuk ndjehesh fare mire,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze kendon ne vetesire
Pa te derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Oe te derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marre vesh :

Kujt s'ju dha t'i rrahe mente,
Ne shtepi kush nuk u mbyll,
Me nje hov kur shpirt'j shenjte
Ndrin e digjet posi yll -

Nuku mund t'a dije fare,
As qe do te ndjeje dot
C'pruri kenga mendimtare
Me cdo varg prej pikash lot.

Kush te tall me verb te kote,
Nuku mund t'i ndjeje gjiri
C'Drit' e bardhe djeg ne bote
Me cdo pike prej qiriri




Dimėr

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdes




C'u mbush Mali

Shqiperi! moj nena ime,
Me ke rritur me therrime!
Shqiperi! te qofsha fale,
Te kam nene e me ke djale

C'u mbush mali me debore,
C'u mbush deti me pampore,
Sec u mbush e shkreta Vlore
Plot me krushq e me dasmore,
S'jane Toske e Malesore
Me flamur te kuq ne dore
Si dhendure me kurore.

C'u zbardhe malet, c'u zbardhe:
Nga cdo ane sec na ardhe
Shqipetaret gune-bardhe,
Sec na ardhe pale-pale
Duke rutulluar male
Kush me kemb'e kush me kale
Kush me shpejt, kush me ngadale;
Kush i lum e kush i gjore
Kane zbritur mun ne Vlore,
Mun ne Vloren e lirise,
N'ate thelb te Shqiperise.





Lundra dhe Flamuri

Qe larg po vi...,qe larg.
Me turren valet varg-e-varg,
Un'ik dh' hepohem mund si harg...

E siper tyre shkas,
Valoj me sulme-e gas,
I le tallazet pas:

...Kur val'e eger ze me tund,
E s'mund te mpruhem asgjekund
Prej gjeratoreve varfanjak:

E si me mbyt i tmershemi det.
Pushon ah!zemra qe bucet,
Mbaron ah! zjarri qe me tret.

E s'duket gje kur humb,
Vec pluhures si shkrumb
Lart mi katart si thumb:

Flamur i paster qe m'u nxi
Ne sulm te lumtur per liri,
Qendron gazmor ne lartesi!...

Tashi katarti-u cduk ne det
Tashti flamuri-u ngrit perpjet,
Valon lirisht si shpirti i let.




VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,



me thuaj...

e ty ...
kush te fali bukurin ...
afron njerezin ...

e ty ...
kush ta fali butesin ...
nderon njerezin ...

e ty ...
kush ta fali urtesin ...
degjon tjetrin ...

pa me thuaj 'Balerin ...
prrallore te dime ...






Vallja e yjve

Yjtė-e ndezur si fingjill,
Qė vėrtiten palė-palė,
Prej mosgjėje zunė fill
Plot me jetė-e mall tė valė.
Zunė fill me dashuri
Qė kur bota zu tė ngjizet,
Pa sikush pėr shok tė ti
Pėrvėlohet edhe ndizet.
Ndizet ēas edhe pėr ēas,
E si kurrė s'ka tė shuar,
Pa pushim i vete pas
Me njė sulm tė llaftaruar.
E si kurrė nuku mund
Ylli yllin qė t'a kapė
Rrotull qiejve pa fund
Venė-e-vinė-e-venė prapė...

Do tė venė fluturim
Kudo janė-e kudo s'janė,
Nėpėr qjell qė s'ka mbarim,
As fillim, as fund, as anė.
Kur mi tė, kur nėnė tė,
Kur me hire-e kur pa hire,
Do pėrėajnė gjithėnjė
Hapėsirė...shkretėtire...
Ata ikin varg-e-varg
Me njė etje tė pashuar:
Sesą fellė-e sesą larg
Shoq me shoq u pat larguar!...
Kłsh j-u fali-aq dėshėrim,
Dh'aqė zjarr e aqė flakė,
Dh'i gatoj me aq durim
Yjtė-e lum e varfanjakė?
Se do njė, si pėr ēudi,
Ku prej syresh rreh tė ftohet,
Shoq i vet, nga mall'i ti,
Mė me zjarr zė pėrvėlohet...
Dh'i vjen qark mė me vėrtik
E me dhembje mė tė nxehtė,
E si ik...si gjithė ik...
E pushton me zjarr tė vetė:
Sa mė pak e shmbėllen:
Aq mė shumė-e ndjek dėshira...
Pa nga malli qė s'e gjen,
Dridhet gjithė hapėsira.
...Kur po ja! Se qė pėrtej
Ndriten erėrat nga pakė:
Yll-i ēdukur nėpėr qiej
Vetėtiu e mori flakė:
J-a pat shtėnė me njė ēas,
Mun nė mes nė kraharuar,
Shoq' i vet q'i sillej pąs
Me njė sulm tė llaftaruar;
Q'e kish flakėn mun nė gji,
Q'e zhuritte dashurija,
qė ēkėlqente me zili
Rrotull rrezeve tė tija.
Yll i mjerė e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjerė!
Sapo drita t'u pėrgjum,
Sheh njė shoq nėpėr skėterė;
Ay vin... e gjith vin...,
Gjith mė pranė... -e gjith mė pranė...-
Sesą ndrin e vetėtin!...
Sesą ndjen njė gas pa anė!...
Sesa ndritesh pėrsėri!
Sesģ ndizesh pėrsėpari!
Sesģ djek me dashuri
Posi yll margaritari!...
Dashuri! Heu! Mall i ri!
Dashuri! kėng' e durimit!
Ti liri! Ti robėri!
Ti valim i shkrepėtimit
Yjtė-e ndezur aqė larg.
Lozin vallen e dėshirės
Dyke ndritur varg-e-varg
Nėpėr terr tė errėsirės.







Maja e celur

Luelt lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle

qe kur u perzyen
me rere a me uje,
dhe u lag'n e u lyen
pa buje e rremuje

Pa ze psheretimi
ze e vaj te kote
i ngurroj thellimi
nene dhen e ftohte

Edhe balt' e ndotur
edhe llum i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre

Ato piperonin
me nje sulm te qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete

qe nga erresira
brenda ne dhe thelle
ndillnin krejt te dlira
driten edhe qielle

Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dhe i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm i bukur
per ne qiejt e larte

aq me lire e fshehur
dhe aq me me ngadale
rritnin papandehur
sulmin e pandale

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime
Ja! Qesh parevera
neper ngasherime

Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje
permbi dege e flete
atje lart ne maje!
« Ndryshimi I Fundit: 21/05/07, 17:05 nga pepsi-kola » Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 21/05/07, 17:05 »
0

Gjarpėrushja
Haj tė mirremi pėr dore,
Nep-ma zemrėn qė ma more,
Gjarpėrushe pikėlore

M'u vrapo q'andej matanė,
mė qėndro nė zemėr pranė,
M'i vėshtro sa lot mė lanė.

Tė fjalonemi ngadalė,
tė pushtonemi pa fjalė,
Plot me afsh e duf tė valė.

Me atė vetull-vetulluar,
Me atė shtatin-gjarpėruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpėro,moj gjarpėrushe!
Fluturo,moj fluturushe!





E mora Shoqezėn Pėrkrah
E mora shoqezėn pėrkrah,
E matmė rugėn ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diēka.

Pa zu dita perėndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Pėrse buēet liqer i qet!
Liqer, ti ē'thua ndaj bucet!
Ē'far' pe, liqer, mi zall tė shkretė?

E ēasin kur e sjell nėr mend,
Kur sjell nėr mend, ah! atė vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.





Syt' e Lumtur
Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur mė dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perėndimi me tė vagėlluar
Pa m'i shtire tinės ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, sytė moj tė fjetur,
Shtatė vjet me-radhė t'i kam pėrshėndetur.
Kur mė pe sė pari, more-e m'u largove,
Kur mė pe sė dyti, more-e m'u afrove,
Kur mė pe sė treti, more-e mė pushtove,
Tė putha nė gushė, ti m'u turpėrove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.





Malli
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon
Do mė lerė-a von a shpejt,
Do mė lerė-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirė krejt -
Do mė lerė me pahir
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt.

E do mbetem pėrnjėmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretėresha qė mė ēmend
Do me lerė-a shpejt a von.

Do me lerė-a von a shpejt,
Do me lerė-a shpejt a von,
Syri i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon.

Do mė lerė...A! po si -
Qoftė-aherė-ose tani -
Do tė qaj aq dashuri
Qė tė humb me mall te ti?
Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 21/05/07, 17:05 »
0

Dora jote Ledhatarja
Dora jote ledhataja, ėsht' e zbetė si qiri.
Dora jote ledhatarja lėshon dritėn e dėborės.
Kur t'a ndjeu magjinė-e pastėr qė tė shtrydheshe prej dorės,
Shpirti im i frymėzuar regėtiu nė llaftari.

Se me lėndė magjistare u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erė-e brumė dylli;
I dha hėna pak tė ndezur, pluhur t'artė-i fali ylli,
E kėshtu m'u duk hirplotė- haj! o dor'e vashės, haj!

Nė vėshtrim tė dorės s'ate ē'pat, o! balli qė m'u vdar?
Ē'pat qepall' e pėrlotur q'i ra pika tatėpjetė?-
Dor'e bryllt' e vashės s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetė,
Vetėtiu me prush magjije e mė bėri mendimtar.

Dora jote qė mė dhimbset, dora jote qė mė ēik;
Dora jote qė mė shtrihet sipėr temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qė t'u nda mė pesė fashe...
Dh'u bė dorė tė mė ndali ndaj dyshoj se mos ik...








Pamja
Sot u pamė-e sot u ndamė
Dhe nuk thamė njėzė fjalė;
Kur u ndamė vamė-e qamė,
Qamė shpejt ca lot me valė.

Edhe shpejt kur me tė dalė,
Vamė-u pamė-e shumė thamė,
Thamė fjalė, fjalė, fjalė,
Pastaj kurrė mė s'u ndamė.

Nuk u ndamė-e vetė thamė:
ē'kėto fjalė? ē'kėto lotė?
Ē'ky vajtim q'u vramė-e ramė
Shkrumb e pluhur nėnė botė?

Ah kur ramė, kur u dhembmė,
Ndritej dhembja dritė-e artė...
Kur u dhembmė, kur u shembmė,
Shkrepej yll nė qjell tė lartė...

Yll e dritė bukurija,
Qjell i lartė perėndija,
ē'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.




Zemra
Bėj e ri mendohem,
Tė mos t'afėrohem,
Bėn e ri mendohesh
Tė mos m'afėrohesh.

Dhe ri bėj e bėjnė
Mos tė shkoj andejnė,
Dhe ri e bėn bejnė
Mos tė shkosh kėtejnė.

Ha! tek bėj kėshtuzė,
Hop! tė shoh kėtuzė!
Ha! tek bėn ashtuzė,
Hop! buzė-pėr-buzė.

Pa me puth njė herė,
Pa tė puth dy herė,
Pa mė puth tri herė,
Tė puth tridhjet herė,

Uf! moj zemrė-e mjerė...

Zemėr-lule-e-verė,
Gas-e-vrer-pėrherė,
Zemėr-kopsht-me-erė,
Zemėra-skėtere.









Lodra e Dashurisė

Kėrkova
Lumturinė,
Gjer mė sot,
Gjith mė tė kot.

Shijova
ēupėrinė,
Njė mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalėrinė
Me lot,
Qė s'thahen dot.

Kuptova
Dashurinė
Qė lot -
Kur shemb! o Zot!


 



Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 21/05/07, 18:06 »
0

Gremina
Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetė.
Nė shpirtin t'ėnd ti mban
Njė faj pėr jetė.

Njė dashuri me gas,
Siē fryri era,
E zure shpejt nė ēas,
E le pėrhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumė-as pakė,
S'tė ndriu pėrdrejt nė fund
E bardha flakė:

Mė ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrėsh un'i ziu
Mi buzė varri!

E nuk mė dhemb aspak
Njė vdekje-e gjallė,
Ndaj qava lot me gjak,
Si nė pėrrallė;

Ndaj hoqa rėndė-ashtu,
Gjer nė greminė,
Llaftarėn qė mė zu
Pėr dashurinė;

Pėr dashurinė-o Zot,
Qė shemb njė burrė,
Qė s'e pat ndjerė dot
Gruaja kurrė;

Qė lind e ndritur krejt,
Bukuriplotė!
Me dritėn drejt-pėr-drejt
Nga drita jote!

Qė qesh e qan e zjen,
E s'jep tė qetė,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes pėrjetė.







Ku vemi Shpesh

Nė zemėr t'ėnde vetėm unė,
Nė zemėr t'ime vetėm ti,
dhe jashtė bota fjalėtare,
Dhe jashtė syri plot zili.

Dh'ashtu filluam pėrngahera
Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
Tė mos na shohė syr'i botės,
Mos na zemrosh, moj njerėzi.

Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė,
Dyke kėrkuar pak liri,
Qė me t'u ndezur flak'e ditės,
Gjer mė tė mugėtit tė zi;

Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerėnd' e mvrerėsuar,
Ti buzėndritur nė stoli.

Nėr ato male shtat-mėdhaja,
Nėr ata pyje me fshehtėsi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkėmbenj plot llaftari;

Ku fryn njė erė pastėrtije,
E vetėtin njė bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemėra nė gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veē un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perėndi!
« Ndryshimi I Fundit: 04/06/07, 19:07 nga pepsi-kola » Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 28/10/07, 11:11 »
0

Kur Lasgushi pėrkthente Lenaun
 


Tiranė, e premte, 23.03.1962, ora 12:10 pas mesnate. E shtunė, 24.03.1962, ora 09:30, mėngjes
Maria rrėfen njė nga shėnimet e tė atit, poshtė njė poezie tė Lenaut, nė njė prej 17 rradhonjve (kėshtu i quante Lasgushi fletoret) qė ai i ka lėnė dorėshkrim pas vdekjes. Pėr mė shumė se 9 orė gjatė gjithė mbrėmjes, ndėrkohė qė gruaja bashkė me dy vajzat flinin, burri qė i dha njė tjetėr dimension poezisė shqipe, punonte mbi poezitė e Nikolaus Lenaut. Pėr Marian (vajzėn e poetit), kėto dorėshkrime janė tepėr tė shenjta. Ajo nuk mund t‘ia besojė askujt kėto 17 rradhonj, qė pėr tė janė si njė lloj amaneti i tė atit. Teksa na rrėfen pėrkthimet origjinale tė poetit austriak nga Lasgushi, nė 17 fletoret qė tani janė pjesė e koleksionit tė dorėshkrimeve tė familjes Poradeci, Maria, tashmė njė njohėse e mirė e punės sė tė atit, por dhe njė adhuruese e letėrsisė, tregon se gjithė kėtė punė i ati e bėnte gjatė kohės qė ajo dhe motra flinin. Duhet tė ketė qenė vetėm katėr vjeēe nė vitin 1962, kur i ati kalonte mbrėmjet mbi tryezėn e drunjtė tė familjes, pėr tė sjellė nė shqip poetin e njohur austriak. Pėr Lasgushin, pėrkthimi nuk ishte vetėm njė mbushje norme sipas faqeve, pėr ta ēuar mė pas nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri", por pėrkthimi pėr tė ishte njė akt i ngjashėm me aktin krijues. "Ai e njihte mirė Lenaun dhe filozofinė e kohės nė tė cilėn ky poet jetoi. Babai e sundonte gjermanishten dhe kjo jo vetėm pėr faktin se ai jetoi gati dhjetė vjet atje, por se e dashuronte vėrtet poezinė", rrėfen Maria.

Mjafton tė shohėsh kėto dorėshkrime dhe padashur nis tė pėrfytyrosh Lasgushin nė vitet ‘62-‘63, njė burrė qė sapo kishte kaluar tė 60-at, nėn petkun e hekurt tė sistemit komunist, qė gjente orėt kur mund tė pėrqafonte letėrsinė e vėrtetė nė vargjet e Lenaut. Njė lexues i kujdesshėm i kėtyre pėrkthimeve mund tė vėrejė se Lasgushi jo vetėm qė ka bėrė njė shqipėrim tė mirė tė poetit tė njohur, por ka dhėnė nė kėto poezi diēka nga ndjesitė e tij prej poeti.

Nėse lexon Lenaun nėn variantin e Lasgushit, tė duket sikur je duke lexuar Lasgushin pėr nga ritmi dhe mėnyra e ndjeshmėrisė sė vargut.

Maria, e cila i ka lexuar deri nė detaje kėto poezi, sheh nė ēdo varg diēka nga i ati. Por kėto 514 vargje tė pėrkthyera nga Lasgushi, me porosi tė shtėpisė botuese "Naim Frashėri", do tė refuzoheshin pėr botim nga kjo e fundit mė 6 prill tė vitit 1962. Nėse shohim datėn e vendosur nga Lasgushi nė dorėshkrimet qė na tregoi Maria, ai e ka pėrfunduar kėtė pėrkthim mė 27 mars tė vitit 1962. Dhe vetėm njė muaj mė pas ai ia ka ēuar pėr botim shtėpisė botuese "Naim Frashėri", ku duhet tė merrte dhe honoraret. Ishin vitet kur Lasgushi pėrkthimet i kishte si njė mėnyrė tė jetuari (pasi dihet se ai rilindi si poet duke marrė meritat e vėrteta si i tillė pas vdekjes). Por edhe pse ishte njė mėnyrė jetese, Maria rrėfen se ai kishte shumė pėrgjegjėsi pėr to, pasi nė fund tė atyre pėrkthimeve do tė vendoste emrin e tij. Nė fakt, mjafton tė shohėsh kėto vargje tė Lenaut, pėr tė kuptuar pėrkushtimin dhe dashurinė me tė cilėn poeti i njohur e shihte procesin e pėrkthimit. Lenau na sjell dhe njė imazh tjetėr tė poetit tonė tė dashurisė, atė tė njė pėrkthyesi tė mirė.

"I papėrshtatshėm, pesimist", kėshtu e kishin gjykuar pėrkthimin e Lasgushit redaktorėt e "Naim Frashėrit". Kjo pasi binte nė kundėrshtim me normat e moralit tė ri, qė nė gjenet e tij kishte vetėm optimizėm pėr jetėn dhe realitetin e bukur socialist.

Maria nuk mund tė kujtojė tashmė trishtimin e tė atit pėr refuzimin e kėtij botimi, pasi nė atė kohė ajo ka qenė vetėm njė vogėlushe. Por duke pasur parasysh se gjithė jeta e tij nėn sistemin socialist qe njė trishtim i vėrtetė, ajo e sheh kėtė refuzim nė vazhdėn e gjithė refuzimeve qė iu bė letėrsisė sė tij gjatė kohės qė qe gjallė.

Por poetit iu desh t‘i merrte tė gjitha meritat pas ikjes nga kjo botė. Teksa rrėfen pėr sistemimin qė duhet t‘u bėjė dorėshkrimeve tė lėna pas nga Lasgushi, Maria thotė se ėshtė vėrtet interesante tė bėhet njė dokumentar mbi ngritjen e vlerės sė letėrsisė sė tij pas vdekjes. Janė njė mori ēmimesh dhe vlerėsimesh nė adresė tė Lasgush Poradecit, tashmė kur nė nėntor shėnohen 20 vjet nga vdekja e tij. Pėr vajzėn e poetit, kėto vlerėsime e bėjnė disi mė tė lehtė kujtimin pėr jetėn e tij, pasi nė fund tė fundit edhe pse nuk e gjejnė mė nė atė cepin e tij tė punės, ajo mund ta shohė tė atin e saj nė njė vėndin e mė tė vlerėsuarve tė letėrsisė shqipe.

Por le tė kthehemi te Lenau. Ēfarė ndodhi me kėto pėrkthime? Nė vitin 1988, profesor Hasan Ulqini nga qyteti i Durrėsit boton dy poezi tė kėtij cikli pėrkthimesh nė gazetėn "Adriatiku": "Kujtim" dhe kėngėn e katėrt tė ciklit "Nga kėngė e kallamishteve", duke i shoqėruar me kėtė shėnim tė shkurtėr: "Ruaj si relike tė vyer njė kujtim tė vogėl, njė fletore me 514 vargje tė Nikolaus Lenaut, shqipėrim isometrik prej Lasgush Poradecit. Nė kėtė shqipėrim tė kėtij poeti tė njohur austriak, Lasgushi e tregon veten mjeshtėr tė vėrtetė tė fjalės poetike. Ai arrin tė na japė nė shqip hijeshinė dhe bukurinė, elegancėn dhe delikatesėn pėr tė cilėn shkruan Lenau", shkruan Ulqini. Ndėrsa 61 vjet mė pas, nė vitin 1993, revista kulturore "Brezi 9" nė Maqedoni, bėn tė mundur botimin nė njė libėr tė kėtyre pėrkthimeve, me titullin "Dritare e hapur". Por ky libėr pėrmban vetėm njė pjesė tė pėrkthimeve. Teksa sheh dorėshkrimet qė tregon Maria, aty ndodhen njė sėrė vargjesh tė tjera tė Lenaut, tė cilat presin botimin. "Dritare e hapur", njė libėrth i botuar me kujdes nga "Brezi 9", bėn tė mundur tė shohim pėrmes njė tjetėr dritareje Lasgushin tonė tė njohur, ku nėpėrmjet Lenaut, kėtij poeti "tė dhembjes sė bukur", ashtu siē e cilėson kritika gjermane, ne shohim njė prerje tjetėr tė poetit tonė.

20 vjet pas vdekjes, detajet mbi jetėn dhe punėn e Lasgush Poradecit vijojnė tė mbushen me momente tė tjera interesante, qė e bėjnė poetin tė vijė me dimensione tė ndryshme te ne, por tė gjitha kėto dimensione nuk bėjnė gjė tjetėr veēse na rrėfejnė se sa e bukur dhe e trishtė ishte rruga e tij drejt letrave.

"Ēfarė dashurie kishte pėr to", do tė thoshte Maria, vajza qė ka zbuluar njė tjetėr dimension tė fjalės dashuri, sa herė qė ulet tė shfletojė dorėshkrimet qė ai ka lėnė pas.


Box

Nikolaus Lenau


Nikolaus Lenau ėshtė pseudonimi i Nikolaus Niemsch Streh Lenau. Fėmijėrinė e kaloi nė fshat dhe u edukua nga nėna e tij. Nisi tė shkruajė poezi nė mėnyrė intuitive qė nė moshė tė hershme. Mė pas mbaroi studimet pėr filozofi dhe mjekėsi. Nė shtator tė vitit 1844 i shfaqen shenjat e para tė sėmundjes sė mushkėrive. Kurohet nė Baden, Frankfurt, Vjenė, Monako. Ėshtė e njohur dashuria e tij me Sofi Lovental dhe me kėngėtaren Karolina Unger, tė cilave u ka kushtuar shumė poezi. Poezia e Lenaut shquhet pėr nota trishtimi dhe dhembjeje dhe jo rastėsisht kritikėt e kanė cilėsuar atė si interpretin mė tė madh tė poezisė gjermane, tė ashtuquajturėn "poezi e dhembjes". Nė vitin 1836 boton me njė sukses tė madh poemėn filozofike "Savonarola". Ndėrsa nė vitin 1844 kishte mbaruar poemėn "Don Zhuani", qė u botua pas vdekjes sė tij. Ėshtė e njohur gjithashtu edhe poema "Faust". Baladat e tij, "Dy ciganėt" dhe "Dy indianėt", janė shumė tė njohura dhe i gjen tė botuara nėpėr antologji tė ndryshme. Por ai shquhet pėr kėngėt e tij qė u botuan nė pėrmbledhjen lirike "Gedichte". Poezitė e vėllimit "Dritare e Hapur", Lasgush Poradeci i ka zgjedhur nga pėrmbledhja lirike "Dirika" (Berlin 1920). Nikolau Lenau vdiq mė 22 gusht 1850 nė Obdewling, pranė Vjenės.


Box

Dashuri e heshtur

H, sikur tė desh njė fat

Tė mė linte pranė teje,

Tė mė shkrihej shpirt‘ i ngrat

N‘atė lumturim hareje;


Si kandili shpresėtar

Qė shndrin ndaj asaj kore,

Ndaj tiparit shkėlqimtar

Tė madorės qiellore!

(poezi e Lenaut, pėrkthyer nga Lasgush Poradeci)

Lenau nuk pati fatin tė lexonte Biblėn


Lenau nuk e pati fatin tė lexonte Biblėn, tė ishte njė numėr mė shumw nė marramendthin njerėzor tė kohėrave moderne. Poeti qė i pėlqente tė mbante mustaqe, ashtu si burrat aristokracisė austro-hungareze, shkroi i frymėzuar nga femrat qė njohu dhe mundi tė derdhte nė vargje revoltėn nėn formėn e dhembjes pėr kohėn qė jetoi. Poeti nga Kosova, Ali Podrimja, fitues i ēmimit me emrin e kėtij poeti nė vitin 1999 nė Stutgart, nė fjalimin e mbajtur me kėtė rast rrėfeu diēka mė tepėr pėr lidhjen e tij me kėtė poet. Ashtu si tė gjithė shqiptarėt qė e kanė lexuar Lenaun, edhe ai e kishte njohur pėrmes pėrkthimit tė Poradecit. "Takimi i parė me Nikolaus Lanaun ndodhi rastėsisht. Ndėrmjetės u bė njė poet i papėrsėritshėm shqiptar. Ai quhet Lasgush Poradeci dhe nė bibliotekėn time zė njė vend meritor. Nė mes dy luftėrave botėrore shkroi dhe disa tekste diskursive. Pas Luftės sė Dytė veten e shpalli pėr tė vdekur shkaku i lirisė krijuese nė vendin e vet. Diktatura nuk kurseu as vlerat. Mbasi ishte mjeshtėr i fjalės dhe i tekstit, kulturėn shqiptare e pasuroi edhe me tekste tė shkrimtarėve qė i respektonte. Nė vitin 1962, njė libėrth prej 514 vargjesh ai e pėrktheu edhe nga vepra e Lenaut. Fati i tij ishte i dhembshėm", thotė Podrimja.

Libėrthi i botuar nga "Brezi 9" ishte nė morinė e librave tė zgjedhur tė familjes Podrimja, tė cilėn ai ia besoi, ashtu siē rrėfen edhe vetė, vetėm ēelėsit nė kohėn e luftės nė Kosovės. Teksa largohej nga banesa ku linte njė bibliotekė qė kapte gati njė gjysmė shekulli jetė, i hodhi dhe njė sy Lenaut, duke besuar se serbėt nuk do tė bėnin me kėtė libėr tė njėjtėn gjė qė diktatura komuniste bėri ndaj pėrkthyesit tė tij. Por ēelėsi qė poeti i vuri banesės nuk kishte mundur tė ndalonte serbėt tė hynin nė bibliotekė dhe tė zhduknin bashkė me tė edhe Lenaun.

"Serbėt janė mjeshtėr tė ēelėsave. Ishte derdhur edhe biblioteka ime. Sapo mėsova pėr ēmimin ‘Nikolaus Lenau‘, kujtova atė edhe kėndin e Lasgushit, aty ku gjendej edhe vėllimi fatkeq i poetit", thotė Podrimja.

Pėr vite tė tėra, ndėrsa endej nė kėtė vėllim tė sjellė nė shqip nga Lasgushi, ashtu si ēdo njeri qė i bie nė dorė ky vėllim poetik i Lenaut, edhe Podrimja kėrkonte tė gjente arsyet si njė kureshtar i lindur se pėrse Lasgushi do tė merrej me kėtė poet. "Kėrkoja ekuivalentet nė kohėn e romantizmit shqiptar, bile edhe nė traditėn e hershme, qė kap afro pesė shekuj e qė mėndja e errėt serbe bėn ēmos ta linēojė e tė na e paraqesė para botės nė dritėn tjetėr. Unė hulumtoj shkakun e pėrkthimit tė Lenaut. Mos kishin diēka tė pėrbashkėt poezitė e tij me tė Budit, ose me sibilat e famshme tė Pjetėr Bogdanit, qė i ēmonte shumė Lasgushi..."?
Por kureshtja e tij do tė kristalizohej sapo tė mėsonte se kush ishte dhe nga vinte Lenau. Njėra nga arsyet pse Lasgushi e kishte pėrkthyer njė vėllim tė Lenaut ishte se poezia e tij ngėrthen shqetėsime tė mėdha njerėzore, tė thėna pėrmes njė gjuhe tė afėrt me poetikėn shqiptare. Ndarjen nga vendlindja Lenau e kishte pėrjetuar rėndė. Nė hapėsirėn gjermanofone, ky hyri me imazhin gri tė vendlindjes me njė ndjeshmėri tė mahnitshme. Mbyllja e jetės sė tij dėshmon se ishte njė shpirt i trazuar. Njė jetė tė tillė kishte pasur edhe poeti shqiptar gjatė studimeve nė Grac tė Austrisė dhe nė Bukuresht.

Podrimja mundohet tė gjejė tė pėrbashkėtėn mes tij dhe Lenaut, duke u nisur nga depėrtimi nga Ballkani. Dy shekuj bėhen qė kur poeti braktisi Banatin nė rrethana ende tė panjohura. Tė njėjtėn gjė bėri dhe Podrimja, kur i duhej tė braktiste vendin pėr shkak tė luftės. Por ndryshe nga Podrimja, Lenau nuk pati fatin tė jetonte kohėrat moderne. Por, traumat e jetės sė tij, sado klasike, ngjasojnė me traumat e kohėrave tė reja. Lenau vinte nga monarkia austro-hungareze me njė qytetėrim dinjitoz, ku kihej kujdes edhe pėr kujtesėn. Ndėrsa nė vendin e Podrimjes ndodhi gjenocidi.

Pėr poetin kosovar, marrja e njė ēmimi me emrin e Lenaut ka njė domethėnie tė veēantė, dhe kjo sipas tij sepse mban emrin e njė poeti tė deportuar nga e njėjta hapėsirė, ku u tentua nė mbarim tė shekullit XX tė shkulnin me rrėnjė edhe popullin dhe kulturėn shqiptare. Nė bibliotekėn e tij ėshtė sėrish njė tjetėr libėrth i Lenaut. Fqinjėt pushtues nuk mund tė zhdukin kurrė librat. Nuk mjafton vetėm njė hapje dere pėr t‘i zhdukur ato. Lasgushi e ndjente se letėrsia e shkruar nga ky poet nuk mund tė thyhej nga vitet, ndoshta kjo ishte arsyeja pėrse ai i solli nė shqip me aq dashuri ato.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #5 : 13/06/08, 14:02 »
0

Dimėr

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...




Kush ta fali bukurine.....

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Identifikuar

<3<3<3
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: