Kanceri

Kanceri

<< < (2/2)

D.S.:
Si te jemi te sigurt qe po bejme nje kimio-terapi te dobishme?

Interviste me doktor Axel-Durient, Paris.

- Si e zgjedh mjeku kimio-terapine ?

- Sigurisht duke u nisur nga mosha e pacientes dhe stadi i semundjes. Mjeku rekomandon nje kombinim qe te jete i afte qe te vrase qelizat kanceroze ne gjak. Si baze jane studimet qe jane bere tek grate e tjera. Pra, nuk eshte dicka eksperimentale.

- A mjekohemi me mire nese pranojne nje prove terapeutike ?

- Them se po. Keshtu mund te mjekohemi me mire, pasi nje prove terapeutike qendron ne ate qe ne mund te testojme nje kombinim te ri me pacientin, duke konstatuar nese eshte me efikas. Rralle ndodh qe nje produkt i ri te jete me pak efikas se ilaci me i hershem. Por, te gjithe pacientet pjesemarres ne kete studim ndiqen njelloj nga mjeku, pasi per te vleresuar efektin e cdo molekule (ilaci) duhen ndjekur nga shume afer efektet dytesore.

- Por si ta dime nese kimio-terapia eshte e efektshme ?

- Ne saje te studimeve statistikore ne e dime se cila nga format “ kimike ” ka qene me me efekt. Por ne punen e perditeshme ne nuk kemi mjete teknike te sigurohemi qe te nje pacient efektet do te jene ato qe duhen, pra qe te pengojne evolucionin e perseritjes apo te metastazave (kancer dytesor) te gruaja e semure. Ndersa ne te kundert, kur nje “ kimio ” behet para heqjes se tumorit, pak a shume te madh, fakti qe tumori zvogelohet eshte nje kriter i mire i suksesit.

D.S.:
A ekziston nje epidemi e kancerit te gjirit ?


Kanceri i gjirit eshte nje nga kanceret me te shpeshta ne Evropen perendimore dhe 20 vjetet e fundit eshte rritur ne 60%. Tashme femrat preken ne nje moshe me te re. Studimet evropiane te “ Eurocare-3 ”, ne baze te anketave ne 22 vende te ndryshme, deshmojne se 5 vitet e para pas operacionit, 78% e grave te operuara jetojne ende. Por edhe nese ka nje lloj progresi ne sherimin e tyre, rritja prej 60% eshte mjaft shqetesuese. Grate japoneze preken 3 here me pak nga kanceri i gjirit se sa grate amerikane. Valle eshte menyra e jeteses ? Mos valle ushqimi, mungesa e shtatzenise, kontraceptivet, trajtimi hormonal, pesticidet, prodhimet kimike ? Studimet sot po behen gjithnje e me serioze dhe shpejt do mundet tu jepet pergjigje shume pikepyetjeve qe ekzistojne ende. Sidoqofte, ngjan se faktore rreziku per keto kancere jane :

- menyra perendimore e jeteses ;

- nje ushqim i pasur me dhjamra shtazore dhe me pak fibra, pra pak fruta e zarzavate ;

- obeziteti e rrit perqindjen e estrogjeneve, cka shton rrezikun e kancerit ;

Shumica e tumoreve kanceroze pikasen nga vete gruaja. Ja pse eshte e nevojshme te njihni transformimet qe ndodhin ne gjirin tuaj gjate ciklit hormonal. Duhet ti veshtroni gjinjte kur laheni apo nderroni rrobat, por sigurisht kjo nuk duhet te kthehet ne ankth. Pra duhet ti prekni gjinjte dhe nese ndjeni dicka te vecante duhet te konsultoheni te mjeku.

- Cilat jane simptomat qe duhen mbikqyrur ?

- Se pari fryrja e gjoksit. Ne shumicen e rasteve fryrjet jane beninje dhe nuk perbejne tumor, por eshte thjesht nje kist apo adenome fibroze. Megjithate per te treguar kujdes duhet te konsultoheni me mjekun ne kete rast ;

- Ndryshimi i mases dhe formes se gjoksit ;

- Shfaqja e nje celuliti ;

- Anomali te lekures, nje rrudhe mbi gjoks, ne siperfaqe ;

- Thitha qe duket se shkon per brenda ;

- Nje gjender e vogel qe preket qe kur eshte 1 cm, e cila me pare nuk ka ekzistuar ;

- Nje rrjedhje nga thithat ose skuqje e saj.

Dhimbja e gjirit nuk eshte shenje e nje kanceri ne gji. Ne fakt shume femra ndjejne dhimbje me afrimin e menstruacioneve.

Pikasja permes nje konsulte sistematike mjeksore

Mamografia lejon pikasjen e tumorit ne gji para se ai te arrije masen sa mund te preket me dore. Ja pse mamografia duhet bere duke filluar qe nga mosha 50 vjecare, por dhe me heret kur femrat kane faktore rreziku apo shenja jo te mira. Mamografia eshte nje lloj radiografie me rreze X qe behet tek gjinjte. Gjate vizites gjiri shtypet lehte midis dy pllakave metalike dhe kjo zgjat disa minuta, pa shkaktuar dhimbje. Vetem mamografia dhe prekja me dore mund ta pikasin nje tumor te vogel. Shume vende, vecanerisht ato perendimore, kane ne planet e tyre kombetare fushata depistimi falas.

Semundjet beninje te gjirit

Ju kini pikasur nje fryrje ne gjirin tuaj ? Mos u merakosni, mund te jete nje semundje beninje, patologji qe i ndeshim shume me shpesh se kanceret. Por sigurisht per to duhet te konsultoheni te mjeku.

Adeno-fibrome, lipome, mastodini (dhimbje specifike e gjirit), abces, kist…Zbulimi dhe diagnostikimi i tyre mund te jete burim i nje ankthi te madh, por nuk duhet te shqetesoheni. Ato nuk e shtojne rrezikun e nje kanceri te mundshem.

Adeno-fibromat ( me te shpeshta)

Tumoret me te shpeshta beninje jane fibro-adenomat. Keto formacione gjendrash pikasen vecanerisht te femrat e reja dhe ne pergjithesi jane me nje diameter 2-3 cm. Jane te rrumbullakta, nen lekure dhe te forta kur i prek. Ne mamografi dhe ne ekografi, konturet e tyre jane shume te rregullta. Para nje fibro-adenome te tille mjeku mund te kerkoje berjen e nje punksioni qe realizohet me nje gjilpere, pa anestezi lokale. Eshte nje veprim i pakendshem por jo me shume dhimbje. Qelizat e marra konfirmojne diagonozen e adeno-fibromes brenda disa diteve. Ne shumicen e rasteve nuk rrezikojne per kancer. Tek vajzat e reja mjafton ti mbikqyrim, ndersa te grate me te moshuara eshte mire te nderhyhet me kirurgji, cka behet me anestezi te pergjithshme.

Lipoma, mastodinia (dhimbja e gjoksit) dhe abcesi i gjirit

Tumore te tjera qe pikasen te femrat jane :

- lipomat, kokra te vogla dhjami nen lekure ;

- papiloma, formacione ne zonen e afert te kanaleve e qumeshtit. Keto papiloma hiqen nga kirurgu.

Disa femra ankohen gjithashtu cdo muaj per nje lloj dhimbje ne gjoks gjate javes se pare pas menstruacioneve. Ky fenomen qe integrohet ne ate qe quhet sindroma “premenstruale”, ndodh per shkak te ndryshimeve hormonale te ciklit femeror. Per ti trajtuar ato, rekomandohet nje trajtim anti-inflamator (ibuprofen) apo me veno-tonike.

- se fundi mund te shfaqen dhe infeksione ose abcese ne gji, te cilat ndodhin pas mekimit (ushqyerjes me gji) te femijes. Keto infeksione shkaktojne ethe, shtojne gjendrat nen sqetull, krijojne nje zone te skuqur dhe japin dhimbje. Infeksioni trajtohet me antibiotike dhe abcesi drenohet.

Kistet

Kistet jane patologji beninje te gjirit, zakonisht te shfaqur ne moshat 40-50 vjecare, shpesh te lidhur me stresin. Gruaja mund te mos kete shenja dalluese klinike, por shpesh ndjen dhimbje. Mund te jete nje ose disa dhe duken mire ne ekografi, e cila ve ne dukje lengun brenda kistit. Punksioni i kistit sherben njeheresh dhe si test diagnostik, por dhe si terapi. Pra lengu qe merret analizohet ne laborator. Pas ketij veprimi, zakonisht kisti zhduket. Por ndodh qe pas aspirimit te tij, kisti te rishfaqet, e cila kerkon nje nderhyrje kirurgjikale.

D.S.:
Kanceri i gjirit : dy fjale qe trondisin boten e nje gruaje

Kanceri i gjirit eshte nje nga kanceret me te shpeshte tek grate. Por si te mbrohemi nga kjo, cilat jane grate qe rrezikohen dhe cfare trajtimesh duhen bere per tu sheruar. Ja disa pikepyetje qe kerkojne pergjigje…

Dr. Corinne Tutin
1. - Cilat jane femrat qe rrezikohen me shume nga kanceri i gjirit ?

- Kanceri i gjirit prek pergjithesisht shume gra, madje ne disa vende, po ti analizosh ne gjithe jeten e tyre i pikasim ne 1/10 te grave. Padyshim duket nje shifer marramendese dhe tronditese. Shume rralle ajo zhvillohet ne vajzat e reja, pra te moshave deri ne 30-35 vjec, nderkohe qe ajo eshte e shpeshte te grate pas moshes 50 vjecare. Ja pse ne disa vende perendimore te Evropes, depistimi i kancereve qe ne moshen e duhur behet falas dhe cdo 1 apo 2 vjet nga moshat 50-75 vjecare. Depistimi mund ti shtoje shpresat per sherimin e kancereve te ketij lloji ne 30%, pasi kanceri zbulohet me heret, pra pa u bere tumori 1 cm, cka eshte me e lehte per ta sheruar. Por ka disa lloj femrash qe rrezikohen me shume se te tjerat : vecanerisht ato qe nuk kane patur femije ose qe kane lindur femije pas moshes 40 vjecare. Po keshtu dhe ato qe kane patur probleme me thithat e gjirit, me mestruacionet qe u vijne para kohes ne adoleshence apo qe kane nje menopauze te vonuar. Padyshim edhe ato qe pijne alkool. Njihen gjithashtu edhe format gjenetike te kancerit te gjirit, por kjo ndodh rralle : ne 5-8 % te rasteve.

2. - Perse eshte shtuar kanceri i gjirit te grate ?

- Shtimi i kancerit eshte real dhe kjo nuk lidhet vetem me jetegjatesine e njerezve sot, apo me diagnostikimin e hershem te semundjes permes mamografise. Specialistet pyesin nese ndryshimet ne menyren e jeteses, vecanerisht ushqimi, luajne rol ne kete drejtim. Ata dyshojne edhe ne ndotjen e mjedisit apo efektet e trajtimeve te ndryshme hormonale te grate. Krahas kesaj jane shtuar dhe kanceret e tjera si ai i prostates, nderkohe qe burrat nuk marrin hormone.

3. - A duhet shmangur marrja e pilules (Terapia Hormonale Zevendesuese) gjate kohes se menopauzes, ne menyre qe te mbrohemi ?

- Lidhur me pilulen, ceshtja eshte delikate. Per shume kohe specialistet pohonin se globalisht ajo nuk e shtonte rrezikun e kancerit te gjirit. Por sot ekspertet jane me pak kategorik ne kete pohim. Por edhe nese eshte realisht perdorimi i pilules, ne te njejten kohe pilula ul mundesine e kancerit te vezoreve. Megjithate pilula nuk rekomandohet pas nje kanceri gjiri dhe ne keto raste duhen perdorur kontraceptive mekanike si sterilete, prezervative, etj. Eshte fakt qe perdorimi i THS, qe kombinon estrogjenet me progestativ, dhe qe rekomandohet gjate menopauzes shton disi rrezikun e mundesise se nje kanceri gjiri dhe ky rrezik eshte me i madh ne raport me kohezgjatjen e perdorimit te THS. Statistikat tregojne per nje diagrame te tille. Mjeket rekomandojne qe hormonet te merren vetem kur ato jane te domosdoshme dhe per nje kohe sa me te shkurter qe te jete e mundur.

4. - Perse nje gruaje i hiqet gjiri dhe nje tjetre jo ?

- Ruajtja e gjirit nuk eshte gjithnje e mundur, ndoshta sepse ne gji ka disa vatra tumorale ose te tilla jane karakteristikat e qelizave apo te indit tumoral, dhe sigurisht nese tumori nuk i kalon te 3 cm. Ne disa raste, trajtimi fillon me kimio-terapi per te zvogeluar volumin e tumorit, cka lejon qe ne nje faze te dyte te besh operacionin duke ruajtur gjirin e femres.

5. - “Kimioterapia”, a eshte dicka sistematike ne keto raste ?

- Kancerologet kane tendence per ta bere ate, pasi ajo pakeson rrezikun e rishfaqjes se kancerit. Por ajo eshte e padobishme kur tumori eshte me pak se 1 cm. dhe kur dallohet heret, ne nje kohe qe gjendrat limfatike te sqetullave ende nuk jane prekur, cka e ndeshim gjithnje e me shpesh gjate depistimit te hershem. Ne kete rast, trajtimi qendron kryesisht ne heqjen e tumorit permes kirurgjise dhe pastaj mbi gjirin e gruas behen rrezet me energji te larte (radioterapi). Te disa femra qe jane ne menopauze, kur tumori eshte i pajisur me receptore hormonale, nje hormono-terapi me anti-estrogjene mund te perdoret si plotesues i kimio-terapise.

6. - Kur perdoret hormono-terapia ?

- Nuk duhet ngaterruar hormono-terapia e kancerit te gjirit me trajtimin e gruas me Terapi Hormonale Zevendesuese, qe shpesh u rekomandohet grave ne menopauze. Ne kancerin e gjirit jepen ne fakt ilace qe veprojne si anti-hormone, duke bllokuar efektet e estrogjeneve mbi rritjen e qelizave te thithave te gjirit. Ekzistojne dy tipe te rendesishme : “tamoxifene” dhe “anti-aromatase”. Keto ilace u propozohen pacienteve te kancerit te gjirit qe kane receptore per estrogjenet, cka perfaqeson me shume se 2/3 e ketyre kancereve. Zakonisht ato rekomandohen te merren gjate 5 vjeteve pas menopauzes, por mund te perdoren here pas here tamoxifene dhe anti-aromatase. Per te kufizuar rrezikun e perseritjes pas 5 vjetesh trajtimi me tamoxifene, mund te vazhdohet me anti-aromatase gjate 5 vjeteve. Para menopauzes mund te perdoren gjithashtu ilace hormonale (analoget e LHRH), te cilat pengojne vezet te veprojne dhe te sekretojne estrogjene.

7. - Cilat jane efektet kryesore dytesore gjate ketij lloj trajtimi ?

- Kimio-terapia sulmon qelizat qe riperterihen shpejt dhe mund te veproje mbi qelizat e palces se kockes dhe vatrat e rrenjeve te flokeve dhe qimeve, cka dhe shpjegon se perse shfaqet nje lloj anemie ne keto raste dhe pse ka renie te qimeve dhe te flokeve te pacientet. Per te njejten arsye mund te kete dhe te vjella, por efektet dytesore jane pakesuar shume qe kur kane filluar te perdoren ilace parandaluese kunder te vjellave gjate ciklit te “kimio-terapise”. Nje nga problemet e radioterapise eshte se ajo mund te sjelle skuqje ne nivelin e gjirit qe eshte rrezatuar. Ndodh qe te skuqet e gjithe zona e gjirit, cka sjell edhe dhimbje.

8. - Cfare eshte teknika e gjendres limfatike “mbrojtese” ?

- Deri para pak kohesh, heqja e tumorit “pushtues”, pra qe ka filluar te filtroje ne gjendren e gjoksit, eshte shoqeruar ne menyre sistematike me nje “kyretazh”, gerryerje te zones se prekur (operacioni qendron ne heqjen e nje pjese te rrjetit te gjendrave limfatike te vendosura nen sqetull, ne anen e gjirit te prekur). Sot nje grup gjithnje e me i madh ekipesh mjeksore privilegjojne tekniken e gjendres limfatike “mbrojtese” apo “roje”. Ne praktike, nje substance radioaktive e lehte dhe nje ngjyroses injektohen rreth tumorit pak perpara heqjes se tij. Keto substanca shkojne ne sistemin limfatik dhe perqendrohen ne gjendrat e para qe jane prekur nga tumori, pra gjendrat “roje”. Ky lloj “shenimi” me ngjyre lejon qe kirurgu ta pikase mire dhe te heqe permes nje prerje te vogel mesatarisht dy gjendra, te cilat analizohen gjate nderhyrjes qe behet. Nese jane kanceroze, atehere hiqet i gjithe rrjeti i gjendrave, por ne rast te kundert, ato nuk preken.

9. - A duhet bere nje riedukim pas operacionit ? Cfare kujdesi duhet bere pas nje kanceri te gjirit ?

- Me progresin e kirurgjise eshte bere e rralle qe te kesh nje krah te fryre pas operacionit. Por eshte e mundur qe te ndjesh nje lloj shqetesimi ne shpatull, vecanerisht kur kirurgu ka hequr ganglionet nga sqetulla per ti analizuar ato. Nje riedukim apo ushtrimet fizike mund te perdoren per ti dhene krahut apo shpatulles nje lloj zhdervjelltesie. Ne te gjitha rastet, nese krahu i anes se semure eshte fryre duhet te konsultoheni dhe duhet ti shmangeni shfaqjes se tij ne diell. Po keshtu nuk duhet te mbani gjera te renda nga ajo ane. Gjithashtu mos perdorni produkte qe demtojne krahun dhe vishni gjera te rehatshme. Ne keto raste rekomandohet nje lloj veprimtarie fizike si dhe mos perdorimi i shumte i alkoolit.

10. - Nese hiqet gjiri, a mund ta rikrijojme ate permes kirurgjise plastike ?

- Nje kirurgji plastike u propozohet gjithnje grave qe kane hequr gjirin. Kirurgu perdor nje lloj proteze silikoni ose nje pjese te lekures se saj, nje ind dhjamor apo nje muskul qe i hiqet ne nivelin e kurrizit dhe te barkut. Gjiri mund te rikonstruktohet ne te njejten kohe qe behet dhe operacioni i heqjes se tij. Ose mund te kryhet pasi eshte mbaruar trajtimi anti-kanceroz. Zakonisht behen dy nderhyrje per te arritur sukses. Nje kirurgji plastike mund te jete e nevojshme pas nje radio-terapie, per ti dhene asaj nje forme te ngjashme me gjirin tjeter.

11. - Pas trajtimit, a duhet mbikqyrur gjiri rregullisht ?

Nganjehere duam ta harrojme semundjen. Por sigurisht, duhet te sigurohemi nese gjithcka ka shkuar mire. Pas nje viti behet nje konsulte klinike, e cila pastaj behet cdo 6 muaj, gjate 5 vjeteve. Me pas ajo behet nje here ne vit. Kjo analize plotesohet dhe me nje mamografi. Sigurisht, ka dhe analiza te tjera plotesuese si analiza gjaku, ekografia dhe rezonanca magnetike.

Navigation

[0] Message Index

[*] Previous page