FIER- Një aksident është regjistruar sot në aksin Levan-Fier. “BalkanWeb” ka mësuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, tip ‘Benz’ me targa TR 8256S dhe GJ 5956A. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Po ashtu mësohet se nga përplasja i lënduar ka mbetur një nga drejtuesit e mjeteve, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Ai është dërguar me ambulancë drejt Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotoja e siguruar për ‘BW’ nga gazetari Fatmir Popja, një nga mjetet është dëmtuar shumë në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë është derdhur edhe vaji i makinës.

Aksidenti solli edhe bllokimin e aksit rrugor për gati 30 minuta, duke krijuar edhe radhë të gjatë, për shkak edhe të fluksit për sezonin turistik. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën në rrugë, pasi radha e mjeteve ka qenë e gjatë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb