TIRANE- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi tek “Pallati me shigjeta”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë frenimi i menjëhershëm i një prej makinave, ndërsa tjetra që ka ardhur nga pas e ka goditur. Sakaq, policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: