Të sheshta apo më takë, me lule apo forma gjeometrike, të thjeshta apo stil gladiator, këpucët e thurura janë më të adhuruar në periudhën e verës, si në plazh, ashtu dhe në qytet.

Është e pamundur të heqësh dorë prej tyre në stinën e ngrohtë, janë komode, praktike dhe super stil. Ndihesh rehat dhe dukesh bukur.

Espadrillas, këpucët ikonë me rripa na shoqërojnë si në pasditet relaksuese të fundjavës, ashtu dhe në kohën e kaluar buzë detit por përse jo, edhe për një look pak më elegant me pantallona të shkurtra apo me ndonjë fund të gjatë të derdhur.

Pastaj kanë edhe joshjen e përhershme bohemiane e të falin dhe një ndjesi lirshmërie që është mjaft e domosdoshme për stinën e nxehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb