TIRANE– Në nisje të seancës plenare të Kuvendit për ditën e sotme është vënë re një afrimitet i kreut të PD, Lulzim Basha me dy nga aleatët.

Basha është parë duke biseduar në këmbë me kryetarin e PDK Nard Ndoka dhe kreun e PBDNJ Vangjel Dule, por nuk dihet tematika që kanë trajtuar.

Nuk dihet ende nëse tre politikanët po diskutojnë për hapat që do ndërmarrë në vijim opozita, pasi më herët janë zhvilluar disa protesta kundër qeverisë ‘Rama’.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: