TIRANE – Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri ka qenë shumë e irrituar në statusin e saj të fundit në rrjet. Këngëtarja duket se është nervozuar aq shumë nga një person, saqë nuk ka arritur të përmbahet dhe ka shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj tij. Ndonëse nuk ka zbuluar se kujt i drejtohet konkretisht, Anxhela flet për një njeri, që sipas saj është me dy fytyra, që shtiret dhe ‘lëpihet’.

“E tmerrshme çfarë njerëzish ekzistojnë! Më besoni që nuk kam pasur as kohën, as dëshirën më të vogël për t’u marrë me jetën e tyre të ‘ndyrë’, po tani u mbush kupa! Po e shkruaj këtë status (për herë të parë, se nuk jam tipi që merrem me statuse të tilla) për t’i thënë këtij njeriut që të gjitha gjërat merren vesh. Gjithsesi unë të fal dhe të falënderoj që të paktën e shqipton mirë emrin tim. Mbrapa krahëve të mi mund të thuash ç’të duash, madje të lejoj edhe të më vrasësh! E keqja e njerëzve me dy fytyra është që, njërën e përdorin për shtirje e tjetrën për lëpirje”, – shkruan Anxhela Peristeri.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb