PRISHTINE– Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë deklaroi se dialogu me Serbinë është tema më e ndjeshme.

Haradinaj teksa foli rreth transparencës në dialog tha se duhet të krijohet një protokoll i qëndrueshëm komunikimi mes institucioneve dhe të ekipit të Kosovës në dialog.

“Është me rëndësi që partitë parlamentare, edhe ato të opozitës dhe të komuniteteve ta kenë një instrument komunikimi dhe ta dinë të vërtetën për dialogun. Mendoj se është shumë me rëndësi që parlamenti të kyçet direkt në proces”, tha Haradinaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: