ITALI-Duket si kulmi i dimrit në Dolomiti, por është mesi i verës dhe dëbora bie shtruar. Ashtu siç tregon kjo video e Carlo Budel, menaxher i Punta Penia, në lartësinë 3300 metra bora ka mbuluar të gjithë zonën.

Bëhet fjalë për zonën më të lartë të Marmoladas dhe të gjithë Dolomiti. Në videon e postuar në Instagram dëbora ka mbuluar të gjithë zonën.

“21 korrik, verë të mbarë të gjithëve miq” komenton Budel, në videon e postuar prej tij, ku duket sasia e madhe e dëborës që vazhdon të bjerë pa pushim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb