LONDËR- Aktorja e Hollywoodit dhe njëkohësisht e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie-Pitt paralajmëroi se sistemi ndërkombëtar humanitar për refugjatët është në kolaps.

Jolie-Pitt tha se sistemi i pranimit dhe i riatdhesimit të refugjatëve nuk funksionon. Jolie-Pitt rikujtoi se më shumë se 60 milionë njerëz në mbarë botën janë shpërngulur, shifër kjo që është më e larta në 70 vitet e fundit.

“Kjo tregon diçka thellësisht shqetësuese në lidhje me paqen dhe sigurinë në botë. Konfliktet dhe niveli i shpërnguljes është rritur”, tha Jolie-Pitt. “Ne në Perëndim… nuk kemi bërë sa duhet për ta”, theksoi ajo. Jolie-Pitt kërkoi më shumë vëmendje nga vendet për krizën e refugjatëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: