Aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie së bashku me djalin e saj 21-vjeçar Maddox Jolie-Pitt mori pjesë në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington DC, sipas Popsugar UK.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden e organizuan darkën me rastin e vizitës së presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Jolie dukej elegante me një fustan të bardhë, xhaketë sportive dhe aksesorë të artë, ndërsa Maddox mbante veshur një kostum të zi dhe kravatë.

Kjo ishte një paraqitje e rrallë publike për Jolie dhe djalin e saj të madh, i cili studioi në Universitetin Yonsei, në Seul dhe punoi me ekipin e filmit të ardhshëm të Jolie “Without Blood”.

Në darkën shtetërore, morën pjesë edhe yje të tjerë të njohur, duke përfshirë fituesen e Medaljes së Artë në snowboard, Chloe Kim dhe dyshja e projektit te famshem “Fixer Upper” Chip dhe Joanna Gaines.

Gjatë ngjarjes, presidenti Yoon i befasoi të ftuarit duke kënduar një nga këngët e tij të preferuara, “American Pie”, përpara se Biden t’i dhuronte atij një kitarë të nënshkruar nga Don McLean.

Yjet e Broadway, Lea Salonga, Jessica Vosk dhe Norm Lewis gjithashtu morën mikrofonin për të performuar shfaqje të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb