Presidenti amerikan, Donald Trump i ka nisur drejt vetes meritat për fuqizimin e NATO-s dhe pavarësisht se kohën e fundit ka kritikuar këtë aleancë, ai është shprehur në frymë pozitive për të.

Organizata Veri-Atlantike është e financuar më mirë “vetëm prej meje”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

“Kam pasur një takim fantastik me NATO-n”, ka thënë ai në të njëjtin postim.

“NATO ka qenë e dobët mirëpo tani është e fuqishme përsëri (keq për Rusinë). Mediat vetëm raportojnë se unë isha i pasjellshëm me liderët, nuk përmendin kurrë hollësirat!”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

Trump pati deklaruar pas përfundimit të samitit të NATO-s, se udhëheqësit e disa shteteve anëtare janë pajtuar që të arrijnë më shpejt objektivin e shpenzimeve në mbrojtje, që është 2% e bruto-prodhimit vendor. Aleatët e NATO-s, në vitin 2014, janë pajtuar që ta arrijnë këtë objektiv deri në fund të vitit 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: