KINE – Që kaskot e motorëve të shpëtojnë jetën e vërteton më së miri videoja e mëposhtme. Shoferi i një makinë hap derën e saj pa parë që drejt tij po vinte një motor. Gruaja që drejtonte motorin rrëzohet dhe përplaset me një betoniere.

Në video shohim se si koka e saj pëplaset në rrotat e betonieres. Nëna e dy fëmijëve shpëtoi për mrekulli dhe është shendoshë e mirë. “Po mos të kisha pasur kaskon do të kisha vdekur”- tha ajo pas aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në një provincë në lindje të Kinës.

(er.cu/BalkanWeb)