TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Në një status në “Facebook”, Berisha nuk heq dorë së quajturi Ramën “Jorgo Kristaq Zografi i dytë” dhe e quan një rrezik për kombin shqiptar atë dhe albanofobët e tjerë shqiptarë.

Berisha sjell shkrimin e ish-kryeministrit të Suedisë Carl Bild për “Ëashinton Post” ku tregon se edhe kryeministri Edi Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç për kalimin në Serbi të pjesës veriore të Mitrovicës.

Ish-kryeministri thotë se trojet shqiptare janë në prag të një copëtimi të dytë por kësaj radhe jo nga fuqitë e mëdha por nga shqiptarët albanofobë.

STATUSI I BERISHËS
Ish kryeministri i Suedise Karl Bild denoncon:
Jorgo Kristaq Zografi i Dytë dakord me Vuçiç për ndarjen e Kosovës!
Të dashur miq, ish-kryeministri i Suedisë Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, të cilin mediat rëndom e thërrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dytë, ka rënë dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatët e tij albanofob në Prishtine për ndarjen e Kosovës!

Ketë denoncim ish-kryeministri i Suedisë dhe njeri prej njohësve më të shkëlqyer të Ballkanit, i cili e bën këtë në një editorial që ka publikuar në gazetën amerikane Ëashington Post me titull: “Ballkanizimi i mëtejshëm i Ballkanit, një recetë katastrofe”! Në këtë editorial Bild shkruan se: “Ne një takim që kishte me Edi Ramën ai ishte i hapur për këtë ide të Vuçiç”, pra të ndarjes së Kosovës dhe dorëzimit Serbisë të territorit mbi Ibër të Republikës së Kosovës!

Të dashur miq, sot trojet shqiptare, për shkak të kapitullimit të Jorgo Kristaq Zografit të dytë dhe argatëve të Beogradit në Prishtinë janë në prag të një copëtimi të dytë por kësaj radhe jo nga fuqitë e mëdha por nga shqiptarët albanofob që aktualisht janë një rrezik i jashtëzakonshëm për kombin shqiptar!

(m.k/BalkanWeb)