BRITANI E MADHE – Një dhelpër e pafat kishte planifikuar për të futur në grackë një lepur për ta shndërruar në vaktin e saj të radhës, por nuk mund t’i kishte shkuar kurrë në mendje se do t’ia rrëmbenin “bukën” nga dora shkruan Dily Mail.
Fotografi Kevin Ebi ka realizuar një set fotografish të mrekullueshme ku tregohet momenti i përplasjes së shqiponjës me dhelprën. Gjithçka nisi me dhelprën që po studionte të kapte prenë e saj, një lepur, por kur mendoi se ia doli, një shqiponjë që po fluturonte aty pranë ia ka rrëmbyer nga goja.
Siç mund të dallohet edhe nga fotografitë, dhelpra ka bërë rezistencë, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi fituese ka dalë shqiponja.