TIRANE – Partia Demokratike ka dalë me një tjetër deklaratë për shtyp kundër ligjit të magjistraturës që qeveria kërkon të votohet në parlament.

Sipas deputetit Gazment Bardhi, Rama po zhbën reformën në drejtësi dhe nëpërmjet këtij ligji po kthehet prapa tek institucionet e kalbura të Drejtësisë.

Bardhi në deklaratë tha se këtë Rama e bën për t’u mos hetuar për lidhjet me krimin as ai dhe as bashkëpunëtorët e tij.

“Edi Rama po zhbën reformën në Drejtësi, ky ligj është kthim mbrapa në isnstitucionet e kalbura të Drejtësisë.

Ky ligj nuk është për studentët. Rikthimi i Ramës tek këto institucione, pengon këshillin e lartë gjyqësore dhe prokurorisë që luftojnë korrupsionin.

E bën këtë që mos hetohet për lidhjet me krimin e organizuar të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Që Xhafaj, Tahiri etj t’i shpëtojnë drejtësisë. Përdorimi politik i Vettingut po rrënon besimin e shqiptarëve në drejtësi.

Vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Me Vettingun e kapur politikisht nuk mund të pastrohet pallati i Drejtësisë,” tha Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: