Merkato e Flamurtarit sa i takon emrave ka qenë ndër më të mirat këtë verë në Superligë, por vlonjatët shpresojnë të mos ndalen këtu.

Pas Augustin Torrasa-s po synohet të afrohet një tjetër ish-futbollist i Partizanit, Caleb Ekuban, i cili aktualisht është pjesë e Leeds United, ekip që drejtohet nga Marselo Bielsa.

Ky i fundit në një intervistë për mediat angleze ka deklaruar se italo-ganezi nuk është në planet e tij, pasi ka dy sulmues të tjerë në skuadër:

“Kur ke shumë lojtarë në të njëjtin rol, është e pamundur që t’i mbash të gjithë. E mira është që Ekuban të gjejë një skuadër tjetër për huazim dhe të ketë minutat e duhura në dispozicion.”

Problem për transferimin e 24-vjeçarit mbetet paga e madhe që ai përfiton në Angli, por në Vlorë po ëndërrojnë që administratori Sinan Idrizi të bëjë një sforco të fundit në prag të mbylljes së merkatos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb