VLORE– Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot fshatin Resulaj të Vlorës, ku një person me probleme mendore vrau me armë zjarri 8 persona, kushërinj të babait të tij. Sipas policisë autori i dyshuar është Ridvan Zykaj, 24 vjeç.

Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VIKTIMAT
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: