BRITANI E MADHE – Një program i ngjeshur udhëtimi e pret Dukeshën e re të Sussex. Meghan Markle do të dëshironte të shkonte në shtëpi për të përshëndetur miqtë dhe të afërmit dhe për këtë verë ka organizuar një fluturim jozyrtar, para se të rifillonte angazhimet në mbretëri.

Sipas Us Weekly Markle po planifikon udhëtimin e vetme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas revistës Meghan synon të kthehet në shtëpi para se të bëhet nënë për herë të parë. Burimi shtoi se “pritet lajmi për një princ apo princeshë të vogël në vitin 2019”.

Në pranverën e vitit të ardhshëm, Markle dhe Princi Harry mund të fluturojnë përtej Oqeanit sipas një itinerari të hartuar nga Dukesha në bazë të preferencave të saj.

Vizita në New York dhe Uashingtonin, forcon kështu lidhjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, Duka dhe Dukesha e Sussex do të vizitojnë Australinë, Zelandën e Re, Ishujt Fixhi dhe Mbretërinë e Tongës gjatë muajit tetor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: