Karim Benzema, futbollisti i Real Madrid, i ka dedikuar klubit një mesazh në rrjetet sociale për shkak se sot bën plot 9 vite që mban veshur fanellën ‘galaktike’.

Mirëpo, në fjalët e thëna nga francezi ka vend për interpretim. Në fillim u mendua se ishte një deklaratë besnikërie e përjetshme e futbollistit, por më pas duke iu referuar edhe një vizite të Ancelotti-t në Madrid, disa zëra në Spanjë pretendojnë se pas fjalëve të Benzema fshihet largimi i tij.

“Nëntë vite më parë mbaja veshur këtë fanellë për herë të parë te Real. Faleminderit presidentit, klubit, futbollistëve dhe trajnerëve që kam takuar. Jam krenar që mbroj këto ngjyra dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës Realit”, ishte mesazhi i publikuar nga Benzema.

Në këtë rast gjithëkush mund të interpretojë atë që preferon, por te Napoli me siguri janë gëzuar shumë.

Në fakt janë të shumtë mesazhet dhe komentet në rrjetet sociale në lidhje me Benzema, dhe që të gjithë me të njëjtën përmbajtje: “Mirë se vjen në Itali”, “Napoli po të pret”. Një sulm i vërtetë për profilin e futbollistit shumë të kërkuar nga trajneri Carlo Ancelotti. Ëndrra e vërtetë e kaltër e kësaj merkato vere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb