BRUKSEL- Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel ku kanë marrë pjesë zyrtarë të BE-së, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini, dhe ministrave të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, për të vlerësuar ecurinë evropiane të Maqedonisë.

Federica Mogherini pas mbledhjes ka thënë se BE dhe KE janë të lumtur për ecurinë pozitive të Maqedonisë.

“Jemi krenarë për marrëveshjen me Greqinë dhe për ecurinë e reformave deri këtu. Shteti juaj ka përmbushur një ndër qëllimet kryesore”, tha Mogherini, duke përmendur edhe marrëveshjen me Bullgarinë më herët për fqinjësi të mirë.

“Ishte takim i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Desha të ju uroj për hapjen e bisedimeve me NATO-n gjatë ditës së djeshme. Për fat të keq, diskutimet me ne do të zgjasin por ju ecni në rrugë të mirë dhe të sigurtë. Stabiliteti i Maqedonisë do të thotë stabilitet për rajonin. Nuk ka dyshime për ecurinë tuaj në hapat e ardhshëm”, tha Johannes Hahn.

Lidhur me këto vlerësime, ministri për Punë të jashtme në Maqedoni, Nikolla Dimitrov, tha:

“Faleminderit për njohjen e suksesit tonë dhe për fjalët e mira. Ne premtuam se do ta kthejmë Maqedoninë në rrugë të drejtë. Nuk mund të mos e përmend ftesën e NATO-s, një arritje madhore për të gjithë, juve dhe neve si shtet. Neve na hapet rruga për euro-integrimet”.

Dimitrov përmendi përforcimin e ligjeve, demokracisë, përmirësimin e punës së mediave dhe përmirësimet tjera në shtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb