Legjenda e komedisë dhe aktori Roëan Atkinson i njohur si “Mr Bean” është bërë edhe një herë subjekt i lajmeve të rreme për vdekjen e tij.

Disa postime se është shuar aktori kanë qarkulluar në rrjetet sociale së fundmi. Postimi është bërë në atë mënyrë të duket si “Breaking News” në agjencinë e lajmeve Fox, sipas të cilit aktori kishte humbur jetën në një aksident me makinë.

A page suggesting that Rowan Atkinson has died in July 2018 has appeared on Facebook

E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2017, ku një foto me mbishkrimin “U prefsh në Paqe 1955-2017” u bë publike.

Megjithatë lajmi nuk është aspak i vërtetë, por e gjitha ishte një virus i nxjerrë nga hakerat për të infektuar kompjuterët.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: