Skuadra e Napolit ka bërë një revolucion të vërtetë në portë këtë merkato vere. Ashtu siç e paralajmëroi edhe presidenti i ekipit, Aurelio De Laurentiis, sot në mëngjes për radio “Kiss Kiss Napoli”, Davide Ospina është lojtari më i ri i klubit të kaltër.

“Sky Sport” shkruan se 29-vjeçari është marrë nga Arsenal në formë huazimi, ndërsa verën e ardhshme do të mund të bëhet edhe blerja përfundimtare.

Transferimi i kolumbianit erdhi si pasojë e rënies së shumë pistave të tjera, siç ajo e Ochoa-s, agjenti i të cilit pati një takim me drejtuesit e Napolit në Dublin, por pa gjetur marrëveshjen.

Ospina është portieri i 3 që Napoli transferon këtë merkato vere pas Orestis Karnezis dh Alex Meret.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb