TIRANE- Të hënën do të mësohet nëse thirrja e eurokomisionetit Johannes Hahn për të zhbllokuar situatën lidhur me Ligjin për Magjistratët, do të dëgjohet apo do të bjerë në vesh të shurdhët.

Më pak se 48 orë përpara këtij vendimi të rëndësishëm, që do shënjojë dhe mbylljen e këtij sesioni parlamentar, nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i bën thirrje ndërgjegjes së kolegëve opozitarë që të miratojnë ndryshimet për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Një tjetër apel nga numri dy i Kuvendit shkon edhe për nismën e socialistit Pjerin Ndreu për Kodin Rrugor, që gjithashtu kërkon 84 vota.

Pavarësisht apelit të përsëritur të mazhorancës, deri më tani opozita nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga qëndrimi i saj kundër, dhe disa herë me radhë ka bojkotuar Parlamentin në shenjë proteste për ligjin e Teatrit, duke i hequr mundësinë mazhorancës që t’i “rrëmbejë” ndonjë karton për të plotësuar 84 voteshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb