Trajneri i ardhshëm i Laçit i cili do të marrë në dorë ‘çelësat’ e klubit është mirditori Besnik Prenga. Trajneri që vjen nga Kroacia do të zëvendësojë të larguarin Gentian Mezani që pak ditë më parë u largua në mënyrë të befasishme.

47-vjeçari fillimisht do të drejtojë klubin në kupat e Europës dhe më pas në sezonin e ardhshëm të Superligës. Ai nuk ka shumë eksperiencë në stol, por karriera e tij si futbollist ka qenë me të vërtetë e pasur. Besnik Prenga është edhe babai i mbrojtësit Herdi Prenga i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Inter Zapresic në kampionatin kroat.

Për një periudhë të shkurtër Besnik Prenga ka drejtuar dy skuadra në kategorinë e dytë të futbollit kroat fillimisht Hrv Dragovoljac dhe më pas Nk Lucko, ndërsa ka qenë edhe trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Lokomotivës së Zagrebit. Laçi është stacioni më i lartë deri tani në karrierën si trajner për Besnik Prengën, ish lojtarin e Partizanit dhe Dinamos së Zagrebit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: