Një avion me 143 pasagjerë në bord, i nisur nga Tirana me destinacion Milanoin, është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Raffaello Sanzio në Falconara. Shkak është bërë një avari e konstatuar në avion.

Sipas mediave italiane, ka qenë ora rreth 18:30, kur piloti i avionit Boeing 737 i kompanisë “Blue Panorama” është detyruar të bëjë ulje të detyruar pas defektit të konstatuar.

Kjo situatë krijoi panik dhe frikë tek udhëtarët, por fatmirësisht nuk pati probleme.

Pas uljes emergjente, avioni është nisur sërish, por pa udhëtarët, të cilët kanë mbetur të gjithë në Ancona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb