Pjesë picash të mbetura, dhoma pa komoditet, rrëmujë, shiringa, age shpuese. Kjo është ajo çfarë lanë terroristet në dhomat e hotelit parizien që i morën së paku dy ditë para sulmeve të terrorit në Paris. Ne video tregohen dhomat 311 dhe 312 të një hoteli në Alfortville (Val­de­Marne), ku zyrtarisht thuhet se ka qëndruar edhe Salah Abdeslam, disa ditë para sulmeve që lanë të paktën 132 të vdekur.

Abdeslam Salah dhe bashkëpunëtorët e tij thuhet se erdhen tek kjo dhome dy ditë para sulmeve. Dhomat janë kontrolluar natën e së shtunës nga skuadra e krimit. “Policia gjyqësore ka identifikuar gjurmët e ADN-­së dhe ka bërë konfiskimet e nevojshme” shpjegon ‘Le Point’.

Në tavolina janë gjetur edhe shiringa dhe gjilpëra të shkurtra. Po bëhen analizat nëse materialet e gjetura janë përdorur për shiritat shpërthyes që veshën në trup kamikazët, apo nëse ata kanë injektuar
drogë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb