TIRANE– Një banesë në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme në Tiranë.

Mësohet se banesa që është përfshirë nga zjarri ndodhet në Zonën e Brrylit përballë ministrisë së Jashtme.

Në vendngjarje kanë mbërritur 12 forca zjarrfikëse me tre mjete për neutralizimin e flakëve. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia evakuoi banorët e pallatit që rrezikoheshin. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.





(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: