ELBASAN- Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka në aksin rrugor Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik, pranë një karburanti.

Mësohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesërisht automjetet e përfshira në aksident.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgj, është përplasur mjeti tip “Peugot” me targa AA607BI, me mjetin tip “Ford Focus” me targa AA 261 GK me drejtues shtetasin E. C., 49 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit Ford, shtetasi E.C, dhe pasagjeri shtetasi A.B. 63 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Elbasan.

Menjëherë shtetasit e lënduar janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për një kontrroll mjeksor.

Drejtusi i mjetit me targa AA607 BI është larguar nga vendi i aksidentit, dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb