“Po, është e vërtetë që mund ta merrja Cristiano Ronaldon”. Aurelio De Laurentiis, gjithashtu, konfirmoi për mikrofonët e “Sky Sport” idenë e blerjes së kampionit portugez, i cili pastaj përfundoi te Juventusi. “Si nuk e merrni këtë hipotezë në llogari? Ai më goditi në finalen e Europianit me Portugalinë, kur i udhëzote lojtarët më shumë se trajneri i tij nga stoli. Një lider i jashtëzakonshëm dhe unë gjithmonë e kam adhuruar si futbollist. Mendes më pyeti nëse e doja kësaj vere, por unë i thashë: e pëlqej shumë, por nuk është i mundur për xhepat e Napolit. Unë nuk mund të dëmtoja kompaninë”, – thotë De Laurentiis.

Presidenti i Napolit, pavarësisht shkuarjes së Ronaldos te bardhezinjtë dhe shtatë titujve radhazi kampion të tyre, nuk mendon se kampionati është i mbyllur tashmë para fillimit, në të vërtetë: “Kampionati italian është edhe më intrigues. Të gjithë mendojnë se është mirë ta mundin Juventusin me Ronaldon brenda, sepse kështu mund të kesh sukses”. Sipas De Laurentiis, “boshti i futbollit spanjoll tani u shpërngul në Itali, mes Carlo Ancelottit dhe Ronaldos. Ky që bëri Agnelli ishte një veprim shumë i zgjuar. Ronaldo do t’i nxisë tifozët të shkojnë përpara me Allegrin. Ky ishte një zbulim i madh dhe vërtet i mirë”, shkruan telesport.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kthehet të flasë edhe mbi thashethemet e erkatos, për kthimin e mundshëm të Cavanit te Napoli: “Cavanin nuk e kam marrë dhe nuk do ta marr. Ne kemi Milik, që ka aftësinë për të shënuar shumë gola”. De Laurentiis hodhi poshtë idenë “Vidal”: “Është një lojtar i madh, por një profil që e kam ndjekur shumë vite më parë”. Dy fjalë edhe për Karim Benzema: “Më vjen keq që është zemëruar, unë nuk bëra asgjë në shenjë mosrespekti për të. E përsëris, sot nuk është një lojtar, i cili bën për ne. Ndoshta disa vite më parë do ta kishim marrë me qejf të madh. Asokohe, për fat të keq, ai kishte mendime të tjera në kokë”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: