Gruaja e Chester Bennington ka bërë publike një video të këngëtarit të ndjerë para se të merrte jetën e tij , për t’ju treguar njerëzve se si “duket depresioni”.

Frontmeni i fundit LinkinPark është parë duke qeshur dhe duke u argëtuar me familjen e tij, teksa ata eksperimentojnë duke bërë prova me fasule në videon 40 sekondëshe.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=vLw6pkPWg5M

“Kështu duket depresioni tek ne në vetëm 36 orë para vdekjes së tij. Ai na deshi aq shumë dhe e donim”, shkroi Talinda Bennington në Twitter.

Brenda 36 orësh, Bennington, babai i gjashtë fëmijëve, vrau veten.

Para se të postonte videon, zonja Bennington shkroi: “Unë jam duke ju treguar këtë në mënyrë që ju të dini se depresioni nuk ka një fytyrë apo humor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb