SARANDE – Një 47-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Policia bën me dije se rreth orës 13:30 është njoftuar spitali i qytetit bregdetar për një urgjencë tek plazhi “Delfini” në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës.

Nje shtetas i ndodhur ne breg ka humbur jeten. Miri Hasllani, 47 vjec,  vendlindja Durres por me banim dhe nënshtetesi italiane është paraqitur në spitalin e Sarandes në gjëndje terminale me diagnozë fibrilacion ventrikular, propabel infarkt akut miokardi

Pas zbatimit të protokollit të mjekimit, përfundimi ishte eksitus latal. Eshte komunikuar me mjekesine ligjore dhe do te niset per ekspetize  per ne Tirane, bejne me dije burime nga Spitali Sarande.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: