FRANCE- Ndonëse politika në vend ‘zien’ dhe opozita kërkon largimin e ministrit Fatmir Xhafajt pas audiopërgjimit të publikuar ku përmendet vëllai i tij Agron Xhafaj që sipas PD bën pazare droge dhe ish ministri i tij, Saimir Tahiri ka dalë sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë për implikim në trafik droge me bandën ‘Habilaj’, kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare.
Rama është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysse.
Vizita e Ramës në Francë vjen në kuadër të takimeve në vendet e rëndësishme të Bashkimit Europian pak para vendimit që këto vende do të marrin për miratimin ose jo të progres raportit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Takimi i fundit i kryeministrit Rama në perëndim ishte me kancelaren gjermane Angela Merkel.
(BalkanWeb)
