TIRANË- Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sadije Berisha është kthyer pas në kohë dhe flet për martesën e saj të parë, që e quan një dasmë tradicionale, myslimane-shqiptare.

Ajo thotë se burrin nuk e njihte por se kishte shkuar tek ai e virgjër ashtu siç e donte tradita. Deri në atë kohë asaj nuk i kishin lejuar as të priste flokët.

Prej martesës së parë, Sadija thotë se i ka mbetur kujtim kjo foto e shkrepur nga kushëriri i saj Fadil Berisha.
18945008_10155284223007159_1447093510_n (1)
STATUSI I PLOTË

STATUSI I PLOTË

Nëna ime më dha disa fotografi shumë të vjetra… me ktheu në korsinë e kujtesës …..
Kjo do të dukej një martesë tradicionale, me shkuesi (myslimano-shqiptare) në ditët e sotme.
Unë isha një 20 vjeçare e virgjër, me flokë të gjatë (nuk me kishin lejuar kurrë t’i prisja ato) flokët e mija kishin arritur deri tek gjunjët në moshën 20-vjeçare. Kjo është fotoja e parë e shkrepur nga kushëriri im Fadil Berisha
Unë u martova me një njeri që nuk e njihja.
E qeshura nuk ishte e lejuar për nusen në atë kohë, por…pastaj në rrethana të tilla kush do të donte të qeshte? ?1988 New Jersey (SHBA)”,- kujton Sadija.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: