FIER- Punonjësi 70-vjeçar i karburantit të grabitur në fillim të muajit korrik nga Anna Malaj e kushëriri i saj, ka treguar të gjitha lëvizjet e dy të rinjve për gazetarin e “BalkanWeb”, Ervis Kuçi.

Ai është shprehur jashtë kamerave se ngjarja është regjistruar rreth orë 04:00 të mëngjesit të 2 korrikut, ndërsa Anna dhe kushëriri i saj fillimisht kanë parkuar makinën pak metra larg karburantit e më pas janë lëshuar me armë në drejtim të tij.

Ndërsa ajo kërcënonte punonjësin, i riu ka vrapuar drejt kasafortës. Sipas dëshmisë, me të marrë paratë dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb