Laçi siguroi sot kualifikimin në turin e dytë të “Europa League” pasi me golin e Myrto Uzunit mposhti në ndeshjen e kthimit qipriotët e Anorthosis.

Një rezultat tepër pozitiv në aspektin sportiv, por jo vetëm, pasi edhe ‘arkat’ e klubit do të mbushen me këtë rast. Në turin e parë çdo skuadër siguron 240 mijë euro, ndërsa në të dytin 260 mijë euro.

Në total skuadra e Laçit do të përfitojë 500 mijë, një shumë e konsiderueshme e cila mund të rritet në rast se kurbinasit do të mposhtin norvegjezët e Moldes, skuadra e ardhshme kundërshtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: