PARIS- Në jetë nuk duhet t’i trembesh asgjëje. Duhet vetëm të kuptosh. Me këtë dëshirë të pashtershme për të kuptuar, Marie Sklodowska Curie, e lindur më 7 nëntor të 150 viteve më parë, regjistroi rekorde njëri pas tjetrit.

Në fakt ishte gruaja e parë dhe e vetme që ka fituar dy çmime Nobel në dy disiplina të ndryshme, për Fizikën (1903) dhe për Kiminë (1911), si dhe ka qenë një prej atyre që në vitet e para të 1900-ës revolucionarizoi fizikën duke i hapur rrugën fizikës kuantike, që përshkruan sjelljen e veçantë të materies në botën pafundsisht të vogël.

E lindur në Varshavë në vitin 1867, e fundit nga pesë fëmijë, Marie Curie filloi të studionte vetë me babain, që ishte profesor fizike.

Në atë kohë në Poloni ishte e ndaluar që gratë të shkonin në unversitet, kështu që ajo ndoqi kurset klandestine të Universitetit Fluturues (Flying University) për gratë.

Në vitin 1891, në Paris, regjistrohet në Universitetin e Sorbonës, ku u diplomua për fizikë dhe matematikë. Aty ajo u njoh, në vitin 1894, me Pierre Curie, që do të bëhej bashkëshorti i saj në vitin 1895 si dhe koleg në punën kërkimore.

Së bashku studiuan fenomenin përse bërthamat atomike jostabël humbasin gradualisht energji dhe çlirojnë radioaktivitet.

Shembujt e parë të kësaj dekadence radioaktive ishin, në vitin 1898, radiumi, si dhe elementi që Marie Curie dëshiroi ta quante si vendin e saj të origjinës, poloniumi.

Për këto zbulime, Marie Curie ndau Nobelin për fizikën me bashkëshortin e saj Pierre Curie dhe me Henri Becquerel. Në vitin 1911 ajo fitoi çmimin Nobel të Kimisë. Në fakt, as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk pranuan t’i regjistronin patentat për zbulimet që bënë, duke i ndarë zbulimet e tyre me të gjithë njerëzimin rezultatet e kërkimeve të tyre.

Pas vdekjes së Pierre Curie, i shtypur nga një karrocë në vitin 1906, ajo trashëgoi Katedrën e Fizikës në Sorbonë, duke u bërë gruaja e parë që jepte mësim në universitetin e famshëm francez.

Gjat Luftës së Parë Botërore, Marie, bashkë me vajzën Irene (që ka fituar gjithashtu çmimin Nobel në Kimi në vitin 1935 me bashkëshortin Frederic Joliot Curie), u angazhua si radiologe përgjetë frontit me automjete të pajisura me pajsije me rreze X.

Kontakti i gjatë me elementet radioaktive i shkaktoi një formë anemie shumë të rëndë që i solli vdekjen në vitin 1934, në moshën 66-vjeçare.

“Me zbulimin e radioaktivitetit, Marie Curie ka kontribuar në futjen e fizikës klasike në krizë, e bazuar në teoritë e Njutonit dhe të elektromagnetizmit”, thotë Antonio Masiero, zëvendëspresidenti i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore (INFI).

“Në vitet 1900 kanë ndodhur dy revolucione të mëdha, kuptimi i hapësirës dhe kohës me teorinë e relativitetit të Anjshtanjit, si dhe ai i përbërjes së atomit me formulimin e fizikës kuantike, në të cilën puna e Marie Curie është një prej shtyllave kryesore”, thekson Masiero.

Në vitin 1927 Marie Curie ishte pjesë e grupit të fizikantëve që formuluan teorinë kuantike në konferencën Solvay (Bruksel), bashkë me Albert Anjshtanjin, Werner Heisenberg dhe Niels Bohr. Edhe këtë herë ishte gruaja e vetme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb