Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB), ka dërguar 53 fletë-arreste ndërkombëtare të akuzuar për vepra të rënda penale vrasje, pedofili, trafikim të qenieve njerëzore dhe narkotikësh.

Në këtë listë në mesin e të kërkuarve është edhe Aco Bocevski, apo i njohur edhe si Aco Cigani nga Shkupi, i cili është në arrati prej 18 vitesh pasi kërkohet për vrasjen e një biznesmeni shqiptar.

Nofkën Ace Cigani, i shumëkërkuari e fitoi pas një ndërhyrje të dhunshme në diskotekën `Hard Rok` në Shkup, ku vrau biznesmenin shqiptar Sead Ibrahimi nga Draçeva e Shkupit. Vrasje e cila u krye pasi Ibrahimi mësohet se e kishte rrahur në mënyrë brutale Bocevksin.

Aco Bocevski 1

Një version tjetër jo-zyrtar është se pushteti i atëhershëm i Branko Cërvenkosvkit i ka pasur borxh në para Ibrahimit për pajisjen që ai ka dhënë MPB-së.

Bocevski ishte dënuar me 15 vite burg, dhe dënimi kishte nisur që nga 30 qershori i vitit 1998, por në mënyrë misteroze është liruar dhe ka arritur të largohet jashtë Maqedonisë, raporton zhurnal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: