TIRANE- Çfarë na pret në 2018? Kush do jetë shenja më me fat të zodiakut këto dhe përshkrime të detajuara për të 12 shenjat e zodiakut mund t’i lexoni në vijim në BalkanËeb, të përgatitua nga astrologu i njohur Jorgo Pulla.
horoskopi
Mbani mend që po hyjmë në një viti jo thjesht kalendarik por në një vit që pritet të ketë ndryshime të mëdha. Astrologu Jorgo Pulla sqaron për “BalkanWeb” se ndikimet e 2018-ës do të ndjehen deri në vitin 2026-të. Bëhet fjalë për ndryshime drastike në lidhje me ekonominë, ndryshime të rëndësishme ligjore, ndërshtetërore, ngjarje globale.

Kujdes, merrni të mirëqene o njërën o tjetrën, e mirë apo e keqe është mënyra se si i shpenzoni dhe ku investoni të ardhurat tuaja. Është njësoj si të themi nëse jemi në qytet dhe bie shi, nuk na vjen mirë sepse lagemi vonohemi në punë, nuk i përfundojmë punët siç ne duam e shumë gjëra të tjera. Për një bujk është shumë pozitive sepse ka kënaqësinë, toka kërkon ujë për të rritur të mbjellat e kështu me radhë. Pra, do të thotë se me çfarë syri i shikon çdokush mundësitë dhe rëndësinë që ka pikërisht ky vit. Nuk keni pse të shqetësoheni fare se si dhe përse, sepse në të shumtat e rasteve bëjmë gabime në ndryshime dhe themi: Sikur ta dija mund ta ndryshoja dhe do të isha i fituar. Por këtë vit astrologjia ndikon shumë tek ne, na jep mjetet e duhura për të realizuar në kohë plane të rëndësishme të së tashmes dhe së ardhmes. Astrologjia na ndihmon jashtë mase më tepër akoma se sa ne mendojmë, na jep mundësitë për të qenë të sigurt në atë që duam të bëjmë dhe duam të përjetojmë”,- sqaron Pulla.

Ndryshimet madhore në jetët e njerëzve përgjatë 2018-ës pritet të vijnë rreth muajit tetor. Ky ndryshim do të vazhdojë në rritje nga viti 2019 deri në 2026, thotë astrologu për “BalkanWeb”.

“Diçka që ndërtohet me ngadalë por me siguri për një të ardhme ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot. Gjatë këtij viti do mundohemi të jemi më afër me njëri-tjetrin, më të shoqërueshëm dhe më me pak gabime jete, do shikojmë që do të ndryshojmë dhe ne si njerëz, jo vetëm në Shqipëri, por në rang global. Kjo do të duket nga mesi i vitit e në vazhdim. Shumë njerëz nga ne do kuptojnë se përse kemi ardhur në këtë jetë dhe çfarë duhet të bëjmë që të jemi më të mirë, më të dashur për njëri-tjetrin dhe shumë e shumë gjëra të tjera që do të pasojë ky 7-vjeçar që fillon nga tani deri në vitin 2020. Nëse e keni vëne re kur kemi thënë se do të shihet fija e flokut në dritë të hënës duket se ka filluar, do të thotë me pak fjalë duhet të jemi sa më të ndërgjegjshëm në atë që bëjmë, sa më të drejtë me të tjerët, sa më realist në jetën tonë. Tani e tuje mund të shijojmë këto gjëra dhe do të shikojmë që është diçka shumë herë më e mirë. Çelësi kryesor në jetë është ndikimi psikologjik, në ekonomi çështja është që nëse nuk jemi mirë psikologjikisht nuk jemi mirë dhe ekonomikisht. Mund t’ju duket pak e çuditshme por kështu është sepse nëse ndihemi mirë psikologjikisht, anashkalojmë gabimet ekonomike. Nga 2018-a dhe deri në fund të dhjetorit të viti 2020 do të kemi shumë ndryshime politike. Kjo nuk do të thotë se do të kemi patjetër ne këtu por në rang global, sepse kur flasim në anën astrologjike nuk flasim për një vend apo një qytet, por flasim në përgjithësi. Astrologjia përfaqëson gjithë globin, do shikojmë që do kemi ndryshime, do vendosen ligje që japin vendime të rëndësishme për njerëzimin. Diçka e re do të ndodhë në maj dhe në tetor të 2018-ës. Duhet të jemi gati në ndryshimet e papritura që do të ndodhin në këto dy muaj, janë shumë të rëndësishme në ekonomi, të jemi të përgatitur se çfarë duam në realitet dhe çfarë na prish punë ta heqim, që të ecim përpara dhe jo të shikojmë pas. Periudha nga shkurti deri nga mesi i marsit është një periudhë me ndryshime të reja që do të keni mundësi për të stabilizuar çështjet që ju interesojnë, puna, dashuria dhe ana ligjore, etj. Vendimet më të rëndësishme do të merren në periudhën maj dhe tetor, më e mira dhe më pozitivja mund të themi se viti 2017-të, është shumë herë më tepër shpresëdhënëse në këtë drejtim. Çdo të thotë kjo? Do të thotë se do kemi më pak pengesa në gjërat që na interesojnë të realizojmë”,- shton astrologu

Në vijim “BalkanWeb” do publikojë parashikimin e detajuar për të gjitha shenjat nga Jorgo Pulla. Të gjithë do keni mundësi të mësoni se si mund të stabilizoni punën, dashurinë, ekonominë dhe gjithçka tjetër ju intereson gjatë vitit 2018-të.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb