Me sa duket temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve të fundit të gushtit.

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar në News24 çfarë pritet të sjellë moti, duke nisur nga reshjet e izoluara, te era apo luhatja e temperaturave.

Ajo tha se reshje shiu do të ketë vetëm disa orë të martën, ndërsa pasditet do të sjellin forcim të erës në zonat bregdetare.

“Nuk është se presim të kemi reshje të konsiderueshme që të kemi një përmirësim të situatës për zjarret. Reshje të pakta do të ketë Veriu. Fundjava do të jetë me mot të kthjellët. Ka një tërheqje të të nxehtit afrikan, por do mbetemi në 36 gradë në Elbasan, Shkodër, Gjirokastër. Korça 32-34 gradë. Në Kukës, Has, Komplik deri në 37-38 gradë.
Do të ketë forcim të erës në zonat bregdetare. Përgjatë vijës bregdetare do të kemi një det të trazuar. Parashikohet që deri në fund të gushtit moti të jetë i qëndrueshëm. Ka një rënie graduale të temperaturave, por mbetemi në 35-36 gradë”, tha sinoptikania.

Sa i përket zonave bregdetare ajo tregoi se moti do të jetë i kthjellët.
“Në Velipojës e Shëngjin 34-35gradë. 35-36 gradë në zonat e Jugut. Sa i përket detit dhe pse moti është i kthjellët, deri në 13:00-14:00 do të ketë një det relativisht të qetë, më pas do të ketë dallgëzim për shkak të erës. Kujdesi duhet në pjesën e dytë të ditës, deri në mbrëmje. Java tjetër nuk sjell ndonjë ndryshim drastik. Reshjet do të qëndrojnë vetëm disa orë ditën e martë, por më pas do të rikthehen ditët me diell. Mot më pak i qëndrueshëm vetëm në zonat malore”, tha Porja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb