SHBA – Një i ri u vetëvra disa javë pasi kishte postuar një foto në Facebook, duke u përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin për vetëvrasjet dhe shëndetin mendor shkruan Daili Mail.

Reece Rebetzke, nga Mackay SHBA postoi foton më 22 gusht të këtij viti, si pjesë e një fushate për parandalimin e vetëvrasjeve. Në foto 23 vjeçari shfaqej duke qeshur si dhe duke bërë një gjest me dorë.

“Vrasësi më i madh i njerëzve të moshës nën 45 vjeç, është vetëvrasja. Në vitin 2014, 4623 persona i dhanë vet fund jetës së tyre. Kjo do të thotë se 12 njerëz çdo ditë, një njeri në çdo dy orë. Le të jemi të dakord të gjithë dhe t’i themi “JO” vetvrasjeve”- shkruan ai në Facebook.

Dhe ironia e fatit vjen vetëm pak javë më vonë, kur më 20 shtator 23-vjecari që luftonte vetvrasjet, u vetëvra në shtëpinë e tij.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb