Sot Federata Italiane e Futbollit ka treguar numrin e biletave të shitura në prag ndeshjen kundër Shqipërisë që luhet të premten në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos. “FICG” në njoftimin e sotëm konfirmon se janë shitur 20 mijë bileta, të gjitha online, ndërsa nga nesër do shiten edhe në pika të ndryshme në terren.

Këta të fundit do të rrinin të hapura që nga dita e nesërme e deri në fundin e pjesës së parë të takimit të së premtes, për të shërbyer edhe ata që kishin dëshirë ta ndiqnin këtë ndeshje por që mbërrinin me vonesë në impiantin e qyteti italian për një arsye apo një tjetër.
Stadio_Renzo_Barbera
Stadiumi i Palermos, “Renzo Barbera” ka një kapacitet prej 36400 vendesh të ulura dhe kjo do të thotë se janë për t’u shitur edhe rreth 30% e biletave në tri ditët e ardhshme, pasi një pjesë si zakonisht u rezervohet sponsorëve apo përdoret për iniciativa sociale.

Italia zgjodhi një stadium në ishull, larg veriut ku gjendet pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë në Gadishullin Apenin, me shpresën që t’i mbante mbështetësit e kuqezinjve larg dhe për të evituar një pushtim të kuq në këtë impiant. Megjithatë, vetë trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, tha një ditë më parë se priste që stadiumi i Palermos të pushtohej nga tifozët shqiptarë.
download
Praktikisht, kjo do të thotë se brenda FIGC janë të ndërgjegjshëm se nga këto 20 mijë bileta të shitura, një pjesë e madhe ka përfunduar në dorë të tifozëve kuqezi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb