Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”. Zbardhet përgjimi i Moisi Habilajt në Itali

Droga

ITALI- Mediat italiane kanë nxjerrë sot të tjera detaje nga goditja e grupit kriminal të trafikut të drogës i drejtuar nga Moisi Habilaj. Duke iu referuar përgjimeve, mediat italiane shkruajnë për lidhjet e Habilajt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

meridio news

SHKRIMI I PLOTË
Mes të arrestuarve të operacionit “Rosa dei venti” është edhe i afërmi i socialistit Saimir Tahiri, prej vitesh i dyshuar se mbulon çështjet e klaneve të trafikut të marijuanës nga Ballkani. Grupi kishte përdorur edhe një makinë në emër të politikanit për të shkuar në Sicili. “Tridhjetë mijë duhet t’ia çoj atij”, thoshin.

Një lidhje farefisnie do të thotë shumë. Sidomos nëse është me një ish-ministër- jo më në detyrë që prej marsit- shumë i përforlur sepse është akuzuar në atdhe se mbron një klan trafikantësh droge.

Në Shqipëri lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të fortë politik. 39-vjeçarit, i kapur dje nga njerëzit e Guardia di Finanza në Catania në kuadër të operacionit “Rosa dei venti”, është kushëriri i ish-titullarit të Brendshëm Saimir Tahiri. I vënë në 2015 në syrin e ciklonit pas dëshmisë së shefit të policisë së kufirit të Vlorës, Dritan Zagani, që e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar vendas që merret me eksportimin e marijuanës nga Ballkani.

Sipas deklaratave të policit – më pas i detyruar të strehohej në Zvicër sepse ishte i dyshuar se i shiste informacione autoriteteve italiane dhe i shpallur në kërkim për këtë arsye – kushërinjtë e ministrit do ta transportonin drogën edhe duke shfrytëzuar makinën private të politikanit.

Një Audi A8 u monitorua disa herë duke kaluar kufirin grek, por jo vetëm. I prekuri direkt nga kjo çështje nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar të shpjegojë se e ka shitur makinën tek kushërinjtë, por në të zezë që në vitin 2013. Megjithatë, detektivët italianë dëshmojnë për një histori tjetër, në të cilën shfaqet edhe emri i politikanit.

Moisi Habilaj në Sicili do të kishte dhe urën kryesore ku ishte shtrirë biznesi i tij, dhe kjo falë një rrjeti tregtarësh me shumicë që ishin të gatshëm që të blinin me para chash për t’ua shpërndarë më pas pa dallim të gjithë klaneve mafioze aktivë në sheshet e shitjes. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë i hetuar, asnjëherë i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, për shembull me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

Të dhëna çojnë në emra dhe mbiemra. Si ai i Antonino Riela, i dyshuar për blerjen e drogës nga Shqipëria. Ushtria në nëntor në vitit 2013 monitoroi një takim të këtij të fundit me Florian Habilaj vëllai i Moisiut,domethënë kushëririt të ministrit Tahiri. Takimi ballë për ballë ndodhi në Shën Gjergj dhe sipas akuzave Riela i ka dhënë 30 mijë euro për drogën. Këto 30 mijë euro kishin të bënin me 1650 kg marijuanë, që kishin mbërritur në tetor në brigjet italiane të Castelluccio, afër Augustas. :”Në qoftë se do të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha shtrirë të gjithë bam bam”- kishte thënë Moisiu i acaruar në maksimum për ngarkesën e humbur në det dhe për vështirësitë e arratisjes nga të “zinjtë” domethënë nga forcat e policisë.

Shqipëria për kushërin e ministrit do të ishte një zonë shumë e lehtë për vite me radhë që të kryente aktivitetin kriminal. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një sicilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

Në të kundërt, në Itali, grupi pëson sekuestrime të vazhdueshme, si ai i 289 kileve marijuanë në Palagonia. Furnizimet ishullore të kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos, por edhe në parkimin e qendrës tregtare Porte në Catania, ku hetuesit kanë gjetur një camper me qira, të mbushur me drogë. Nisin kështu bisedime të gjata për të planifikuar dërgesat e reja dhe në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”, shprehet ai. Politikani futet në valle edhe për makinën e tij që u bë e famshme. Kushëriri, bashkë me ortakun Sabi Celaj, kishte ardhur në Siçili bashkë me Audin, që ishte ende me letrat e ministrit.

‘Ari i gjelbër’ i Ballkanit do të përfundonte gjithashtu në duart e Sebastiano Sardo, i njohur me pseudonimin ‘Iano winkol’, bashkëpunëtor i drejtësisë, si cili cilësohej si menaxher i drogës për klanin Catanacle. Për shqiptarët, ai ishte “ai me syze” me të cilin mund të shtrihej edhe biznesi fitimprurës i shtrirë edhe për furnizimet e armëve: “Nëse sjellim diçka për të, po hedhim edhe disa kallashnikovë – lexojmë në një përgjim – ata vrasin njëri-tjetrin, kujt i plas, ata i duan veç për vete.”

PERSHTATI BALKANWEB
(BalkanWeb)


Komente ( 4 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.