TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmin për 4 komandot shqiptarë që dezertuan detyrën, pasi nuk u kthyen nga Anglia.

Ndonëse ata duhet të ktheheshin në Shqipëri pas përfundimit të trajnimit, ushtarakët thyen rregullin. Ministria pohon se ndaj tyre është depozituar kallëzim penal “Për dezertim” pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë.

REAGIMI I MINISTRISË SE MBROJTJES
Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb