Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura lë një erë të pakëndshme që futet në rroba, perde apo mobilje. Tentoni që me këto, disa truqe të thjeshta, ta largoni erën e pakëndshme të duhanit.

Uthull ose thëngjill


Thëngjilli dhe uthulla i thithin dhe neutralizojnë erërat e pakëndshme. Në disa enë shtoni pak uthull vere ose copëza të thëngjillit aktiv dhe vendosni në dhomën ku pihet duhani. Nëse keni fëmijë apo kafshë shtëpiake të preferuara, enët vendosni nëpër vende të sigurta.

Parfumi


Spërkatni pak parfum mbi poçin e ftohtë. Kur të ndizet drita dhe poçi të nxehet, nëpër dhomë do të shpërndahet aromë e këndshme e cila së paku pjesërisht mbulon tymin e cigareve.

Zbutësi për rroba


Nëse vëreni se aksesorët tuaj të modës, si dorëzat, kapela apo shalli (shamia) kanë thithur erë duhani, por planifikoni t’i përdorni përgjatë ditës së nesërme, leni për një orë në vend të hapur që të ajrosen dhe pastaj përgjatë natës vendosni në qese plastike, bashkë me zbutësin në formë fashash (faculetash) apo qeseve aromatike për dollape.

 Soda bikarbone


Në mbrëmje para fjetjes shpërndani sodë bikarbone nëpër qilim, mobilje dhe qosheve të dhomës ku është pirë duhan. Në mëngjes pastrojeni me fshesë korenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb