KINE – Një fëmijë kureshtar nga Guizhou, Kinë është dashur të shpëtohet nga zjarrfikësit pasi i kishte ngecur koka në divan.

4-vjeçari kishte parë një vrimë në divan dhe shumë kurioz dëshiron të shihte çfarë kishte brenda. Ai afrohet dhe fyt kokën në vrimë dhe më pas nuk e nxjerr dot më.

Pasi prindërit dhe të pranishmit tjerë nuk ia dolën ta nxjerrin, u kërkua ndihma e zjarrfikësve.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur divani pritet me gërshërë dhe 4-vjecari largohet pa u lënduar.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb