TIRANE- Teksa akuzoi rivalin e tij politik Lulzim Basha për mënyrën e financimit të kontratave lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Rusia, kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe episodin e pak viteve me parë kur ai u akuzua se kishte dhënë 80 mijë dollarë për një foto me presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ Rama theksoi se këto nuk janë shembuj të ngjashëm, ndërsa shtoi se Bilal Shehu kishte shkelur pa e ditur ligjin e SHBA-ve. Mes të tjerash ai tha se ajo çështje tashmë ishte ezauruar dhe se ishte e hetuar.

“Nuk është kështu fare pasi lobimi është diçka tjetër. Lobim do të thotë të paguash para për të ndikuar për një gjë apo një gjë tjetër. Për të përcjell një gjë tjetër. Sa i takon rastit në fjalë ska asnjë krahasim rasti në fjalë është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Në rastin e përfunduar, zotëria që i është përfolur, emri i tij, ka pranuar fajësinë pasi në mosnjohje të ligjit amerikan ka shkelur ligjin. E pranoj fajin e tij. Dhe kaq. Ajo që flasim sot këtu është që nuk merr askush përgjigje. Kjo është një çështje që ska pasur kurrë me asnjë lloj financimi nga unë dhe nga PS dhe as nga asnjë lloj kanali. Ka emër dhe mbiemër personi që ka marrë përsipër këtë. Këtu ka mbaruar historia. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan. Është çështje e hetuar dhe përfunduar”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: