TIRANE– E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ish- ministrja e Integrimit dhe ish- deputetja e PD, Majlinda Bregu tha se ambasadorët në Tiranë mbështesin kryeministrin Edi Rama dhe sipas saj, reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi nuk do të ishin bërë pa mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Unë mendoj se po e kanë mbështetur. E dyta ka të bëjë me hallin e madh se ne nuk marrim përgjegjësitë tona. Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim mbështetjen e ndërkombëtarëve. Asnjë nuk e donte reformën në drejtësi, pasi kishte një paqartësi se çfarë do ndodhte dhe u trembën”- tha Majlinda Bregu.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: